Mesila Doda – Exit pollet tregojne nje fitore te se majtes ne Gjermani pas 16 vitesh.

0
58

Pertej rolit te jashtezakonshem te kancelares Merkel e cila deshmoi nje qasje realiste ne politike dhe mbrojti fort ekonomine gjermane, ka nje refleksion qe vjen nga ajo qe ndodh ne bote.
Partite e djathta i jane larguar ideologjise qe perfaqesojne dhe per te zgjeruar elektoratin e tyre po shmangen vazhdimisht nga shtyllat e se djathtes. Zhvillimi i kapitalit, mbrojtja e familjes dhe Atdheut duken shpesh si nocione te kaluara dhe sot degjohet shpesh te flitet per nje periudhe post-politike ku partite perqafojne ne menyre trasversale ide te kampit kundershtar qe duken se perqafohen nga publiku.
Nuk ka asnje mundesi tjeter per te djathten pervecse te rikthehet tek idete, tezat, tradita dhe shtresat ku eshte bazuar gjate ne kohe.
Nese kthehemi ne realitetin tone besoj se thelbi i debatit sot duhet te jete reformimi i ideve te se djathtes. Prona, Atdheu, ekonomia qe zhvillohet pa nderhyrjen autoritariste te shtetit e mbi te gjitha koncepti i lirise aq shume i shtypur dhe i dhunuar gjate diktatures ne vend pa harruar nje vektor te detyrueshem te mbrojtjes sociale duhet te behen baza e nje formatimi te ri te konceptit te se djathtes.
Ky besoj duhet te jete thelbi i diskutimit te sotem per te rikthyer normalitetin ne skenen politike ne vend. Kjo eshte nje kauze me e madhe se secili prej nesh dhe detyrim i politikes per elektoratin e saj. Reformim ideologjik, rikthim ne vlerat e se djathtes dhe zgjerim i bazes se djathte dhe nje pike e re ringritje e perbashkimi.

Burimi/Facebook