Mevlan Shanaj – Filmi si arti i krijimit ka brenda edhe zejen.

0
164

Filmi si arti i krijimit ka brenda edhe zejen. Te krijosh emocion dhe jo efekt ne artin e ekranit eshte arritje krijuese dhe si cdo gje me vlere e con regjisorin e filmit ne fronin e lavdise.Filmi artistik nuk besoj se do kete limite pasi eshte jete ,enderr ,mendim , fjale ,dhimbje ,aventure,mashtrim , eshte bote ne levizje , eshte njeriu qe ish qe eshte dhe qe do te jete! Dihet se kush eshte njeriu? !!!Ai vete ende nuk e di, pafundesine e limiteve te tija, e si mund ta dime ceshte filmi. Dime qe na gezon , trishton apo rremben dhe perseri na kthen! Eshte me besniku me direkti me i kuptueshmi se gjithe artet e tjera, pasi shprehet me fotografi te gjalle, e cila eshte me prane jetes.Per filmin eshte thene qe shkruhet me kamera, realizohet ne tre etapa . Ne leter, shesh xhirimi dhe tavoline montimi. Teoria nuk do jetonte ende, por deri sa nuk njohim nje fryme” te shenjte” ne ekranizim, do vazhdojme te mbetemi para ekraneve per te ndjekur magjine e perjetesise qe te jep ekrani.Ne vazhdojme te ndjekim Chaplinin po me ate kersheri qe kur e kemi pare per here te pare. Une ende dhe ende mbetem i sugjestionuar nga Orson Welles me “ Qytetari Kane” apo nga “ Casablanca” apo “ Dolce vita” apo “ Vula e shtate” apo “ Teatri ambulant”. Permenda nje pjese te vogel te atyre qe i kane kapercyer te 50. Ne se vepra krijuese ne ekran ka jetegjatesi , padyshim quhet sukses ! Jetegjatesia eshte ajo qe kerkojme per veten dhe njerezit tane. Me gjithe perpjekjet deshirat, jeta ka nje limitim. Ndersa ekrani na ka fiksuar Chaplinin dhe ne ndjekim veprimet ne ekran duke mos tejkakuar moshen e fiksuar. Ne cdo album fotografik kthehemi per te kujtuar dhe perjetuar te shkuaren e cila po thuajse na emocionon kudo dhe sido te kete qene casti i fiksuar!Forcen emocionuese te krijimit te artit ne ekran e dallojme kur shfaqim nje film fiction dhe nje dokumentar. Ne dokumentar jemi me vezhgues dhe me te ftohte ne emocion. Dokumentari si gjini shume delikate te mberthen , por emocioni nuk te mposhte sic mund te ndodhi me nje atmosfere suspansi nga ndertimi dramaturgjik. Dokumentarin nuk arrijme ta tregojme , kemi nevoje ta shikojme. Nje dokumentar i mire mund te pershkruhet sikur do te benim me nje vere te vecante , te ruajtur e sofistikuar , por vetem kur e pijme e kuptojme cilesine ashtu edhe dokumentari. Kurse filmi ka raste qe duke qene shartim i prozes dhe drames merr force komunikimi edhe nga tregimi, dhe goditese me poezine e fshehur, duke menjanuar armen me te forte , imazhin. Ndaj thenia klasike se filmi shkruhet me kamera, ka bere domosdoshmeri shikimin dhe jo degjimin.Radio degjohet,duke qene shume miqesore, pa te penguar per te bere pune te tjera. Ndersa ekrani eshte autoritar per te mos thene diktator.Te kerkon te ulur, ne salle me drita te fikura dhe te disiplinuar sikur te ishte nje medium meditimi. Kjo eshte tradite edhe ne teater apo opera, pra tradite skene. Ka dicka prej skenes, bezja e ekranit?! Kjo eshte e diskutueshme. Ne skene levizja eshte e gjalle e tashme, ndersa ne ekran levizjet e shkuara jo te tashme jane vecse te gjalla.Levizja e karaktereve ne film eshte magjia e pandalshme e ekranit.( Vazhdim i mendimeve per librin “ Ekrani eshte vete endrra”)

Nga Mevlan Shanaj

Burimi/Facebook