Miho Gjini – ME MJESHTRIN E PUNIMEVE ARTISTIKE

0
21

E gjeta përsëri me furçë ndër duar tek lyente një dyqan në Koropi, nga jashtë e nga brenda, pasi e kisha parë me robat e lerosura nga ngjyrat e ndryshme edhe në lokalet e tjera të Koropisë, të Palinit, të Pehanisë, të Markopullit e të Porto Raftit. Gjithmonë energjik, të papërtuar, nëpër shkallare të lartësive të ndryshme, hypë e zbritë gjithë ditën e perëndisë. Ndërsa, kur vijnë turistët atje në Porto Rafti ku banon, do ta gjeni Librandin,-sepse kështu e quajnë, me kavaletin e tij ngritur në bregun e detit , karshi “kokës së madhe të Raftit Romak”, të siujdhesës së lashtë…
Me vete ka marrë edhe të birin që të punojë dhe unë i them atij që t’i marë edhe zanatin të atit, në mos si piktor , të pakten si bojaxhi, qoftë edhe si njeri që nuk e lë vehten të kërkoje ngaherë “punë speciale” e “të lehta”, po të bëjë të pamundurën që ta kërkojë “puna” atë. Ndajë edhe çdo punë që i bije në dorë e bënë kurdoherë me merak, si artist që është, kur hiçmosgjë të jetë përpara tij ai do t’i jap një pamje tërheqëse. Se, edhe kur nuk e ke talentin e duhur të artistit, le të të udhëheq sedra e krijimit , e punëve të sakta dhe jo, asnjëherë jo, përtesa, iluzioni e “fantazia” e pritjeve të pafundme. Fantazinë tënde rrëfeje nëpërmjet punës që do krryesh.Asnjëherë njëngjyrëshe thotë ai,si këtu, kur lokalin e mëparshëm rinor e patën lyer vetëm me ngjyrën e kuqe, apo si tek ai lokali më përtejë ku predominon e zeza kryesisht, po gjithmonë të ketë një thyerje e harmoni ngjyrash, që mos ta vrasin syrin e njeriut. Pa dashur që ta apsolutizojë këtë që thashë! Se ngyra edhe “vret”, po edhe e qetëson njeriun. Është artisti ai që gjen tonalitetet e duhura. Sikundër bënë edhe vetë natyra në vjeshtë që i ka brënda vetes që të gjitha tonalitetet e ngjyrave e na bënë që të mësojmë vazhdimisht prej saj, si “piktori” më i përsosur që është e mbetet…
E kështu “rrodhi” edhe ora me Librand Dhramin, këtu në periferi të Atikës (në Athinën e sotme), ku shekuj më parë gjetën strehë e punë edhe Arvanitasit tanë dhe ku ky artist punon tashmë, përsë treti a të pestën herë, për mërgimtarët e rinjë shqiptarë që kanë filluar të hapin edhe këtu lokalet e tyre e që duan t’i kenë sa më të bukura, nga jashtë e nga brenda….
Sot, në Atikën e hershme, më 15 qershor 2022

Burimi/Facebook