Miho Gjini – NOSTALGJIA E PASHKËS SË MADHE!

0
57

Sa herë që vjen PASHKA, vetiu më vjen në shpirt një ndjenjë e mire dhe një nostalgji e madhe. Jo vetëm se e lidhnim ketë me sakrilegjin e therrjes e të pjekjes në hellë të qingjit a të kecit, që çuditërisht kthehej në një kënaqësi të pafundme. Ky kurban për Perëndinë,- edhe pse gjesti të kujton primitivitetin e njerëzimit, më së shumti, si festë e shenjtë në Kalendarin Fetar, qe e rrokur nga i gjithë popullii,- dikur i gjithi i krishterë.Ajo sillte grumbullimin e “tufës”, në familje, midis shokësh, miqësh të vërtetë e të afërmëve, po edhe më gjërë.
Që kur ishim fëmije ne e dinim se kur vinte pashka dhe mezi e prisnim. Mblidhej gëzueshm i gjithë fshati ynë e venim në Manastirin e Kremesovës në Piqeras, mu në majën e kodrinës më të lartë, qysh 450 vite me parë, nga ku shihej i gjithë Bregdeti ynë , deri në Korfuzin më përtej detit. Nuk mbaheshim dot nga hareja , kënga e vallja e burrave që tundte dheun! Pa qenë as besimtarë fanatikë , as ateist “i thekur nënë diell”,- si thoshte Shekspiri, po me një ndjenjë të shëndetshme mirësie e dashurie… Gjithsesi, mbeti më pas një nostalgji, që të kujton edhe festat e hershme pagane..Por që trazoheshin bashkë me to, edhe me festat tona fetare ,po edhe me te tjerat, ato që quheshin”të shtetit” e që gjithmonë e më tepr pakësoheshin(!), si askund në botë (me tre-katër besime fetare, në një vënd fare të vogël!)..Dhe kur,-për habi të kohrave që errdhën më pas,- nuk e kremtonim dotë këtë festë te gëzimit e të gjithësisë, sidomos kur objektet e kultit i shembën dikur, si “opjum për popullin e shkretë”, që mbeti fare pa festa, vetëm me 28 e 29 nëntorin, që edhe ato i reduktuan vetëm në një!. Por, plakat e nënat tona të mënçura,sa e moren vesh që do t’i shkatrronin e shëmbnin ato, vajtën natën nëpër kisha e manastire e i shpëtuan ikonat më të mira. Sikundër bënë edhe ata që ikën të parët nga Bregu Ynë, tok me ikonën e madhe të Shën Marisë ne vitin 1743 dhe , me të në krye , vajtën nëper detë në Itali e krijuan aty Piqerasin e dytë, me emrrin Villa Badesa, midis Romës e Chietit.
Po ishim disa të rinjë ne fshatin tonë të mëvonshëm që e ruajtëm besimin fetar, ashtu si e kuptonim ne, sikundrr isha edhe unë me Thanas Xhanin , Gogo Xhanin e Petro Memin, që vajtëm tek Toti i Xhane në Manastirin e Kremesovës, ditën e Pashkës së Vogël, për të na “bërë vëllezër”, por që, ngaqë nuk patëm t’a paguanim priftin, nuk na i quajti “bekimin” që bëri! Sikundër ngjau që të na vejnë fare ters punët e jeta jonë dhe, që nga atëhere u bëmë “përre- përre”! Për të marrë “udhët nëpër Botë”, sejcili… Sidomos unë që më rrëfyen burgun “për dalje nga udha” e qeverisë! Dhe vetëm kur një plak nga Zagoria hyri edhe ai në derën e burgut e bëri një kryq në betonin e qelisë me bishtin e lugës së aluminit e tha”Këtu ku na futi qeveria, na nxjerrtë Perëndia!”, u përmënda përsëri! Që atëhere m’u ngjallë nostalgjia e së “vërtetës hyjnore” edhe mua…Aqsa, do të lumturohesha, vite më vonë, kur me duhej të takoja një prift arbëresh në Itali, kurorëzuar Dhespot i Kalabrisë, Donato Oliverion, të asistoja në meshën që ai e beri aty, në Kishën e Villa Badesës në Gjuhën Shqipe, çuditërisht shumë pastër e rrjedhshëm, ku do të më ftonin të thoshnja edhe unë dy fjale dashurie para ALTARIT, për të parët tanë që vajtën e u ngulën aty, bashkë me besimin e tyre të shenjtë, për rrezatimin dritë -dhënes të Shën Marisë së Kremesovës… Paskëtaj, bashkë me bashkëfshatarët e mi nga Komuna e Lukovës, me në krye Kryetarin Vladimir Kumiu, do të ishim në të njejtën tryezë nderi me të, do të hanim edhe drekën e të pinim vere me të, si të krishterë të vertetë. Dhe ktheheshim menjëherë, nga diçka qiellore, në tabanin e tokës!Dhe e gjithe mbrëmja e nata qe e hareshme dhe e të gjithëve, Më këngë, tarantela gazmore, ku pas festës fetare , do të trazohej edhe Festa e Kungullit, për të çmuar se kush e bënte në arrë kungullin më të madh, si një prodhim nga duart e njeriut, Dhe humor e verëpirje deri në mëngjes , sa agonte dita e re.. Festë e Gëzimit të JETES!
Aq e vërtetë ishte kjo thënie, saqë, kur unë do të bëja në tokën greke pesë karambole rradhazi e do të shpëtoja “paq” nga vdekja e menjëhershme” (që nuk merrej vesh si u prsëritë për të pestën herë përballja me asgjënë!?), qe të gjithë ata që errdhën për të më uruar e hëngrën edhe nga mishi që unë piqja në disa pashka të mëdha, pranë barangës time me rrota, me thanë se “paske lindur me këmishën e Jezu Krishtit!”. Kështu që nisa, pa ndërprerje, t’i festoja që të dyja ato: “PASHKËN E MADHE”, që herë binte në prill e herë ne maj, si tani, dhe tjetrën, që binte kurdoherë ne 15 të gushtit dhe që e quanim “PASHKA E VOGEL”, ndërkohë që piqej mirë edhe rrushi, digjej rakia e bëhej vera , për shtatë palë qejfe, për të mos i mbetur hatri edhe Perëndisë pagane të Vreshtarisë, me po këto prodhime të bekuara të njerëzimit! Si Hedonist, sikundër më thotë edhe im vella i Bregut, i shkollës e i zanatit që kemi: Josif Papagjoni, që edhe ai ka prejardhje priftërinjësh: Papa….Papa i Gjonajve!
Mirepo tani që na u shfaq befasishëm COVIDI i mallkuar nuk bëmë dot as të paren e as të dytën ! Dhe ngushëllohem me Albumin Familjarë. Në fotografinë e parë e shohë veten time tek pjekë një qëngj të madh, bashkë me kukurecin e mpleksur me marak, në periferi te Athinës, në Koropi, pranë “Shtëpisë mbi Rrota”, para se t’a merrte lumi(!), ku dhe kisha ftuar deri në 20-30 vetë, të mëdhenjë e të vegjël,miqë e shokë,-gjë që e përsërita disa herë të tjera dhe e bitisa kur pashë se këtë “marifet”që bëja unë, nuk e bënte askush tjetër! “Fati yt, që je eksohi, (periferi!), po edhe i yni”,-më thonin. Pa e quajtur fare “sakrilegj”, therrjen e pjekjen e një kafshe të gjorë, duke e harruar këtë “gjest makabriteti”afër tryezës, ku nuk mungonte as vera e as rakia! Vetëm se, unë mbeta edhe një nostalgjikë i objekteve të kultit, sikundër do ta shihni, të dashur të krishtereë e jo të krishterë, në fotot e mëposhtme, kur do të ndodhem, jo vetëm në Manastirin e Kremesovës në Piqerass , po edhe në Kishën e Villa Badesës në itali, që u “shartua” edhe me besimin katilik të vëndasve, në kishat e këtueshme, në Koropi, të Perëndisë e të Apokalipsit , po edhe në atë të Pendesës, ku vete e falem nganjëher për “prapësitë” e mia , në kishat e bukura të Lutraqit e të Korinthos, po edhe në ato të Kifisias, gjatë riteve të pagëzimeve të fëmijëve tanë, në kishat e Pehanisë (Lopësit, të arvanitasve), po edhe të Vilias, afër Thivës,(sipas librave të Arvanitasit , Historianit Aristidh Kola), në hedhjen e kryqit ne ujë në Porto Jermano, në Shën Marinë e në Varkiza, gjate proçesionit të 6 jenarit, në kishëzën e vogel të Rafinës që ndodhet në afërsi të shtëpisë së ish kryemistrit Grek Karamanlis (i riu), po edhe në Kishën e Shën Spiridonit në Korfuz,,,e të tjera e te tjera kisha ,që këtu i ke në çdë hap nga vete e shkon!…Do të mbetesha pa mëndje kur vizitova Manastirin e Shën Naunit në Maqedoninë e Veriut, jo vetem nga mrekullia e pejzashit buzë liqenit , po edhe nga ai “sebep i mallkur” që e kandisi Mbretin Zog të bënte një “dhuratë” të tillë, me fqinjët, kur bollë e kishin ” leckosur” Shqipërine! Po, do të ndodhesha me mbresa edhe më të jashtëzakonshme nga vizita ime familjare ne Katedralen e dytë në Botë, për nga madhështia, vjetërsia, arkitektura e ekspozimi i vlerava më të shquara të piktorëve të Rilindjes Spanjolle në Sevilje…Po, edhe në Mitropoline e Korçës ,ku do te ndodhte edhe nje mrekulli, që vërtetonte katërcipërishtë se, ne shqiptarët jemi “pluralistë të vërtetë në fe” , po jo edhe në “Politikëbërje”, ku do të provonim se edhe një person me mbiemër Islamik si miku im Prof, Dr. Nebi Islami, i puthi dorën priftit Spiro Katundi e u fotografua me të, brënda shënjtërisë së Katedrales tonë Ortodokse! Qe një ditë fort e bukur!
Po gjithmonë ka një përjashtim, si ky i imi, kur kërshëria pët të vizituar veprat e godinat e kultit, interesi i të parit të ikonografisë, i pikturave muarale, bile edhe i tarikotave,-si vepra arti të mirëfillta,-ka qnë i kushtëzuar ca më teçpër, nga kundrimi estetik,se sa ai fetar!. Ndajë edhe mbeta pa frrymë para Katedrales së Shën Markut në Venecja, ku ke mundësi të admirosh mozaikët e shkëlqyer të Artit Bizantinsi dhe në Katedralen e Seviljes, duke admiruar gjatë, i mrekulluar, përmes figurave të ëngjëjve e të shënjtorëve, njerëz konkret, real, me bëmat e psikologjinë e tyre njerëzore. Bile edhe më tejë, kur një piktor spanjoll si Françesko Goja, kishte ekspozuar në Katedralen e Seviljes veprën e vet me përmbajtje revolucionare “Para Pushkatimit”, apo një piktor si El Greko, tek i jep figurës së Maries së Shenjtë gjithë pikëllimin botëror të nënava, dhe që më duhej ta fotografoja tinëzisht e ta vendosja në kopertinën e romanit tim “Letra nga Spanja”! Ose, më bukur duhet thënë, kur u ndodha në kishat e Kalasë së Beratit , para ikonografisë njerëzore të Onufrit tonë, të dritësuar shenjtërisht nga e kuqia e purprt,origjinale dhe universale e tij,- kaq shumë e vlerësuar ne Ekspozitat Parisjene, si vepra universale të pikturës kishëtare, në revolucionarizimin e saj estetik e njerëzor, shumë më përteja mistikës e mitologjisë!
Kështu që, askush nuk mundet të më thotë, në këto ditë të shënuara, për Krishtërimin se, nuk jam një “Nostalgjikë” i fesë Ortodokse, për më tepër i vlerave të gjithanshme që ndodhen në këto “Shtëpi të Zotit” e të besimtarëve të tij! Unë, Mihali i Gjinajve, te cilit i është bërë edhe njëfarë “tolerance” nga “ARËZA” e Shtëpisë, me rastin e Javës së Madhe, që të mos mbajë kreshmë, aq strikte! Megjithëpse, nuk lë të djela e të krëmte pa vajtur në kishë, për të ndezur qirinjë, pët të vdekurit e për të gjallët..Se, e di edhe ajo, që mbetemi një çikë Pagan, ta marrë e mira, ta marrë! Po fetarët e vertetë ama, e mbajnë kreshmën dhe, në javen e madhe, i largohen, si “djalli temjanit”, mishit të pjekur në hellë e verës se kuqe, por unë JO! Sepse, kam parë edhe priftërinjë që “e prishin kreshmën”, që hanë e pijnë deri sa dehen, duke thënë se: “u hynë nëpër deje, gjaku i Krishtit”! E këtu bashkohem edhe unë me ta, duke thënë me zë të lartë: Ta gëzoni Pashkën e Madhe! Poshtë Covidi! Rroftë edhe 1 maji ynë, i proletarëve të të gjithë BOTËS, që bie,-për hajër, ditën e sotme,-thuajse harruar si festë(!?), 24 orë para se të lexohet ungjilli në paragrafin e shkruar, për këte ditë të shënuar të Pashkës së Madhe, nesër, e të thuhet: Kali Anastasi!
(Shkruar në Koropi,-qytezë e Athinës,-në “javën e madhe” të Pashkës së Madhe, të motit 2021.)

Burimi/Facebook