Mimoza Leskaj – Kur mblidhet dhimbja e jetuar!

0
65

U gjenda para një natyre të ashpër, por më e ashpër historia e tmerrshme, drithëruese e asaj ndërtese tashmë të shkatërruar të Spaçit!
Emër i shkurtër i atij vendi, por që historinë e ka të madhe sepse është e lyer me gjak, dhunë, tmerr, dhimbje dhe lotë të pafund.
U gjenda para një grupi të vogël njerëzish që në fytyrat e tyre kishin sot akoma shenjat e torturave.
U gjenda para syve të tyre të trishtë, që folën pak por që thoshin aq shumë saqë të bëjnë të ndihesh me faj.
U gjenda para atyre zërave të humbur në kohë, sepse shoqëria jonë moderne nuk ka më kohë për tà!
Ata, njerëzit e pafajshëm, që kishin të vetmin faj, lindën dhe u rritën për të njohur këta mure të ftohtë makabre, krijuar nga dora e njeriut, që mban të njëjtën emër si të tij.
Besomëni, nuk ka emocion që të mbajë një trup. Është e llahtarshme kur të tregojnë me dorë një humnerë përballë dhe tregojnë me gisht – Ja atje hidhnin trupat e djemve mbasi vdisnin nën tortura! 😢
Mu duk vetja jashtë një realiteti sepse ne nuk do mund kurrë të ndiejmë çfarë krimesh janë bërë brenda këtyre mureve!
Mezi prisja të arrija, sepse më dukesh sikur dikush më priste, por kur u largova prej këtij vendi të mallkuar nuk e ktheva më kokën pas, ishte e pamundur
Shikoja fytyrat e tyre dhe mendoja sa forcë e madhe duhet të kthehesh aty ku trupi, mendja dhe shpirti kanë vdekur shumë herë!
Njerëz të madhërishëm që nuk flasin për t’u dukur, njerëz të zhgënjyer sot që u janë tharë lotët, njerëz të lodhur dhe të plakur, sepse një jetë që kishin e lanë aty në tmerrin e atyre maleve me emrin SPAÇ!!!
QOFSHIT TË LAVDISHËM JU QË NUK JENI MË DHE JU QË KTHEHENI ATY PËR TË TREGUAR SE MBIJETUAT!

Burimi/Facebook