Thojn’ se po të thyesh,
edhe pa dashje,
nji pasqyrë,
do të përjetosh, shtatë vjet fate tersesh pafund…
Një krisje e vogël xhami,
me apo pa arsye,
lëndon,
vret sytë, ushton, lëngon tek britma botën tund…
Analizova sëbashku,
dy retorikat,
me forcë e nënqesha,
dhe përbuza skepticizmin, idealist dhe atë arkaik…
Vështroj shpirtra,
të brengosur,
të shembur,
të robëruar, dhe të copëtuar, të bërë copë e cik’…
Vështroj zemra,
të plagosura,
që rrahim me forcë,
durojnë akoma, ulërijnë dhe askush nuk don te dij’…
Vajtimet,
shkatërimet,
materiale,
nuk mund të ogurojnë, me njerinë dhe ndjenjën e tij’…
Supersticionet,
skepticiste,
botërisht,
tentojnë, mëshira lypse, nuk ma mposhtëte krenarinë…
Pasqyrat,
xhamat,
copë u bafshin,
grimca kristalesh, grimcëzuar m’a përjetojnë dashurinë…
Unë nuk ju trembem,
thënieve,
legjendave,
edhe kur shpesh thojn’ bëmë me fat e hidhmë në lumë…
Jeta mësime,
pësime,
na ofron,
n’ lum’ të jetës përpëlitur notojmë, dashurohemi ma shumë…
Ardiana 10/31/2019