Mitro Prifti – Drita Jone,Luiza Jonë e shtrenjtë…!

0
33

Ora, Dita, javët, muajt kalojnë,
Po gjumi pa Ty Luiza s’më zë,
Foton lehtë me duar ledhatoj,
Po Ty Liza Ime Sot s’të përqafoj,

Aroma Jonë më deh shpirtin,
Hija jote lehtë po më afrohet,
Zëri jot ne vesh më dëgjohet,
Rrugën e humba s’di ku vete,

Akoma të dua i gjori si i marrë,
Lotët nga sytë s’më janë tharë,
Eja Liza puthëm si dikur në ballë,
Tani Dhe Ermirun e ke atje pranë,

Fola me Detin po nuk të gjeta,
Pyeta hënën dhe disa yje atje,
Ata më thanë e ke afër diellit,
Ka vajt atje Luiza tju bëjë Drita,

Vajta dhe pyeta Lumin Bistrica,
Po ai me Vala më tha disa Fjala,
Pyet atje lart në mal atje do jetë,
Dhe mu duke sikur vajte për Lule,

Pyeta Malin ku vajti Luleja Ime Luiza,
Mali më tha ja ku është tek ai Bregu,
Të pret Liza Luleja jote e bekoi Zoti,
Dhe sa erdha pran u ktheve në Zana,

Dhe pse Ty Liza të kam me vete,
Buzajt tek fotua jonë i ziu i afroj,
Po pse është Akulli nuk e kuptoj,
Dhe në atë bot un & Ty Liza Ime,

Kuptohemi vetëm me sy Shpirti Ime
Fjalët na i qëndis Bukur me LOT qielli,
Zjarrin na e ndriçon me rreze Dielli,
Hena me heshtje na e fik nga Mali…!!

= Forca Jone
Luiziana Jon
e shtrenjtë…!!
= Mitro Prifti
01-02-2022
= Sarande Albania
Jan 131