Monologu i nje drame qe nuk ka te ndalur !

0
23

U linda 57 vite me pare, ne nje vend qe quhej Shqiperi, diku ne veri , ne nje qytet qe ishte superfuqi, ne art kulture, sport. Aty u linden e u rriten figurat me me ze te artit shqiptar qe furnizuan krejt Shqiperine me kontigjentin kaq te madh . E kudo te shkosh dhe ne cdo vend qe do te pyesesh do gjesh gjurmet e ketij qyteti,qe e ka emrin Shkoder, por qe shkodranet i thone me perklleli Shkoder Loce ! Zogu i shkodranit e merr kudo qe shkon “nje cope ” Shkodret me vete, kudo qe te jete. E duan dhe e adhurojne qytetin e tyre shume.

Por ajo qe e lodh Shkodren e shkodranet eshte politika ! Nuk e di nese marr te drejten te them se shkodranet ne asnje regjim , nuk kane qene miq me politiken edhe pse kane perkrahur demokracine, ata nga qe donin ate demokracine e vertete ne shume raste u prishen edhe me perfaqesuesit e saj , ne baze e ne qender , sepse “ata” politikanet e zgjedhur e donin demokracine per te vjellur dhe bere korrupsion dhe nuk donin popullin e tyre qe te perparonin. E ketu shkodranet te godasin, se zemra e tyre njeh drejtesi, bujari dhe percjellin respekt per mikun qe u shkel deren e tyre e presin dhe e sejdisin me te gjitha ato qe i kane qelluar ne shtepi.

Rregjimet e ndryshme shkaktuan edhe plage te renda ne kete qytet te lashte dhe me tradita.

Por ate qe beri rregjimi “enverian” mbi Shkodren dhe shkodranet, nuk e beri asnje regjim tjeter. Denoi, burgosi, pushkatoi e vari dhe internoi djemte me te mire te Shkodres ! Por nuk dorezohehej sdhkodrani as para torturave shnjerezore , as para litarit. Ai shkonte si burre dhe vec thote ” Te rroje Shqipnia e lire” . Keto ishte fjalet e fundit te qindra djemve e vajzave shkodrane qe u varen dhe u pushkatuan. Nuk mundi kurre tja perule “kryet ” Shkodres diktatori edhe pse beri masakra ne kete qytet. Ata i mbijetuan ferrit komunist. Ata i mbijetuan shkaterrimit total te kulteve fetare ! Shenderrimit te tyre ne vatra kulture, apo te nje pjese te rendesishme qe i rrafshuan krejt. Fundja kjo ishte diktature dhe cfare mund te bente tjeter, ajo me keto veprime tregonte fytyren e vet te vertete !

Kleriket u varrosen te gjalle u varen dhe u pushkatuan. Me mijra u burgosen ne burgjet me famekeqe,ku nje pjese nuk e pa me lirine,se vdiqen ne burgjet e diktatures. U be nje kasaphane e madhe nga komunistet , kishte frige djali nga babai e babai nga djali. Te vinte e keqja nga nuk e prisje. Me dy deshmitare fallco te futnin ne burg, pa prite e kujtuar, se shpifjet ishin me te paimagjinuarat. U krijua nje burg shtet, ku nuk levizte”miza” . Cdo kush qe tentonte te ikte prej ketij”burgu shtet” , nese shpetonte ai ishte njeriu me i lumtur, por cfare e priste familjen e fisin e tij. Nje Zot e din , se cfare masakret behej ,mbrenda “telave me gjemba” .

Por nje dite erdhi demokracia edhe ne Shkoder. U gezuan te gjithe se tashme do jete te lire ta ndertojne te ardhmen e tyre e te femijve te tyre, si te duan ata vete, por harruan , se komunizmi nuk ishte shporrur, ai kishte nderruar strategji dhe nuk quhej me komunizm, por se ata kishin nderruar vetem kemishen e kishin bere ne”blu” ,ndersa ne shpirt e zemer jetonin parimet enveriste. Ata ngriheshin qe ne mengjez dhe duke pire kafen lexonin ” 10 cilesite e komunistit”, sepse “babai i tyre ju a kishte lene amanet.

Dhane e moren shkodranet,por ata qe iken fituan lirine, ndersa keta qe mbeten jane te lodhur nga politika e re me mentalitet te vjeter. Por deri kur do te shkoje kjo politike e re me mentalitet te vjeter, vec Zoti e din.

U krijuan shume parti te reja, por ishin pjelle e asaj “partise meme” , keshtu qe kalvari i vuajtjeve te shkodranit vazhdon. Perderisa nuk ka shtet qe mendon per ta, kush do te mendoje per ate karvan te gjate, qe i largohen Shkodres cdo dite , per te shkuar ku syte kembet, vetem per te ikur , nga ai regjim demokrato-socialisto – enveristo.

E monologu i kesaj drame nuk ka te ndaluar, ate e takon kudo, ne rruge, ne parti, ne qeveri, ne parlament e deri ne zyren e Presidentit. Vaj me det si ka vajtur halli dhe nuk e di kur do te dilet nga ky hall i madh qe i ka gjetur shkodranet dhe gjithe qytetaret shqiptare ne cdo centimeter te Shqiperise !

Droga, korrupsioni, hajnia,prostitucioni eshte ne cdo hap edhe pse qytetaret shkodrane enderrojne te hyne ne familjen europiane . Po duket se pleqte po presin te hyjne se rinia po i merr vete rruget e botes, me leje e pa leje . Cdo dite kur del ne kafe me shoket degjon – a e more vesh , iku edhe i biri i filanit. E tjetri tek thote – po mire ja ka ba, po a rrihet ne kete vend , nuk ka jetes, nuk ka shtet, te vret tjetri ne mes te dites e nuk mban kush pergjegjesi. Ne zyrat e shtetit behet fjale sa ka fituar njeri e tjetri politikane dhe asgje tjeter. Kush eshte i zoti mbijeton , te tjeret jetojne me borxhe dhe me shprese , se nje dite do te behet mire. Po po mire e kane se shpresa vdes e fundit !

Nje drame qe fundi nuk i dihet kurre dhe asnjehere !

Luigj Shkodrani

Danimarke , 24 maj 2018 , ora 16 . 51