Mos guxoni ta bëni pis UÇK-në.

0
146

Shkruar nga: Edison Balla

Arrestimi i Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi është padyshim një lajm i trishtë për të gjithë shqiptarët. Ata nuk janë thjeshtë dy politikanë apo aktivistë politikë në Kosovë të pasluftës, por shumë më shumë se kaq ata janë dy njerëz që kanë luftuar e besuar në kauzën e drejtë për paqe e vetëvendosje të UÇK-së.
Ndaj edhe arrestimi nga Eulex i ish Komandantit të UÇK-së Rexhep Selimi, dhe ish zëdhënësit politik Jakup Krasniqi për llogari të Gjykatës së Hagës është tashmë një goditje e qartë e kauzës dhe luftës së shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës.
Nuk ka shqiptar dhe “evropian” në Hagë e përtej Hagës, që nuk e di se këto procese gjyqësore ndaj ish themeluesve e drejtuesve të UÇK-së janë të stisura e të nxitura nga qarqe e lobingje që duan me patjetër të bëjnë pis historinë dhe kauzën e UÇK-së.
Se përndryshe nëse kjo do të ishte një rrugë për të vendosur drejtësi për luftën që është bërë në Kosovë, atëherë këto procese e gjykime do duhej të nisnin nga Serbia, nga Vucic e shokët e tij që dje ishin shkaktarë të gjenocidit ndaj shqiptarëve e sot janë President e ministra të Serbisë.
E përsa kohë kjo nuk ndodh atëherë unë dhe çdo shqiptar kemi të drejtë t’i konsiderojmë këto arrestime e procese gjyqësore si të stisura e të nxitura nga qarqet pro-serbe.
Kushdo, qoftë ky edhe “evropian” që mendon se UÇK-ja është e shkuara dhe që ish luftëtarët e saj sot janë vetëm, le ta dijë se e ka gabim. Sot të gjithë shqiptarët 🇦🇱🇦🇱 janë me UÇK-në ndaj edhe mos guxoni ta bëni pis emrin e saj!

Burmi/Facebook