Mos i zë asnjeherë besë postit që ke, se një moment, vjen dita e humb …

0
27

Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger postoi një foto të tijën duke fjetur poshtë statujës së tij të famshme prej bronzi, ku shkruante me keqardhje; “Si ndryshojnë kohët….!”
Arsyeja që e shkroi, nuk ishte se ishte plakur, por sepse kur ai ishte Guvernator i Kalifornisë, inaguroi një hotel me statujën e tij përballë hotelit. Administratori dhe drejtuesit e hotelit i thanë që mund të shkonte sa herë të donte të qëndronte në hotel; gjithmonë do të gjendej një dhomë bosh për të.
Kur ai nuk ishte më Guvernator, shkoi një ditë në hotel, por administratori nuk i dha një dhomë për të bujtur me argumentin se hoteli ishte i gjithë i rezervuar.
Ai mori një batanije dhe u shtri para statujës së tij, donte t’i jepte një mesazh njerëzve: imagjinoni kur isha Guvernator ata më luteshin dhe më lëpiheshin, por tani që s’jam më me post, më harruan dhe harruan premtimin e dhënë. Po kohët kanë ndryshuar. Mos i zë asnjeherë besë postit që ke, se një moment, vjen dita e humb dhe të gjithë ata që të rrinin pas për interes, as do t’ia dinë më për ty!

Burimi- Facebook – Ilir Çumani