” Mos u mbroni, nëse (mos e bërë Zot) ndodh gjenocidi i njëmbëdhjetë me radhë ndaj jush” .

0
18

Mesazhi që po i dërgohet shqiptarëve viktima, ndaj të ciëve shteti serb ka ushtruar 10 herë gjenocid brenda 150 viteve të fundit është ky :

Shkruan:Unik Lirim Gashi

” Mos u mbroni, nëse (mos e bërë Zot) ndodh gjenocidi i njëmbëdhjetë me radhë ndaj jush” .

Natyrisht fjalën e kam për Gjykatën një etnike Speciale, e cila është mutacion juridik, politik, etik dhe moral i Tribunalit të Den Haagut, apo kopil që shteti monstruoz serb, ia ka lënë të dera Tribunalit të drejtë, legjitim dhe të domosdoshëm të Den Haagut.

Ose edhe më saktësisht kjo Gjykatë një etnike Speciale, është kopil i synimeve monstruoze, shoviniste dhe dinake të politikës serbe, për ta degraduar dhe devalvuar deri në pafundësi luftën tonë të imponuar, të paevitueshme dhe të drejtë për liri.

Unë e kam plotësisht të qartë se në Kosovë kanë ndodhur shumë vrasje të turpshme, të tmerrshme dhe monstruoze ndaj kundërshtarëve politik për motive tepër të ulëta, dhe jam njëri prej analistëve të rrallë, që për vite të tëra ka shkruar për rëndësinë e zbardhjes së këtyre vrasjeve.

Jam po ashtu njëri prej analistëve të rrallë që e ka pasur guximin për të shkruar për rëndësinë e zbardhjes se krimeve të rënda ekonomike, e sidomos për rëndësinë e zbardhjes së atyre krimeve të rënda ekonomike, që kanë përfunduar me vetëvrasje të montuara.

Kujt nuk i kujtohet kërcimi i një shqiptari nga kati i tetë, që nga Gjyqësori vendor është kualifikuar si vetëvrasje ?

Por unë kurrë nuk besoj se një Gjykatë e krijuar nga Serbia përmes gënjeshtrës monstruoze për ekzistimin e “Shtëpisë e Verdhë”, është e interesuar për zbardhjen e vrasjeve monstruoze të veprimtarëve dhe aktivistëve më të shquar të Ldk-së, kësaj partie politike që në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ka qenë shtëpi politike mbarë-shqiptare.

Shtrohet pyetja pse do të duhej të interesohej shteti serb për zbardhjen e vrasjeve që i kanë privuar nga jeta veprimtarët dhe aktivistët më të shquar të Ldk-së, kur vetë Isa Mustafa dhe ekipi i tij kriminal, e saboton zbardhjen e tyre?

Gjithashtu kurrë nuk mund të besoj se një Gjykatë e krijuar nga Serbia përmes shpifjes monstruoze për ekzistimin e “Shtëpisë së Verdhë”, është e interesuar për zbardhjen e krimeve ekonomike në Kosovë.

Përkundrazi, unë besoj që Serbisë i interesojnë vetëm vrasjet që kanë ndodhur deri në vitin 2000, e sidomos vrasjet ndaj serbëve civil, 95% prej të cilëve kanë qenë të armatosur deri në dhëmbë dhe natyrisht vrasjet qe i kanë privuar nga jeta bashkëpunëtorët shqipfolës të makinerisë gjenocidale serbe.

Jam plotësisht i bindur se kjo Gjykatë s’ka qare pa u marrë edhe me zbardhjen e vrasjeve politike ndër-shqiptare që kanë ndodhur gjatë kohës së luftës, e po ashtu edhe me zbardhjen e komunikatave të turpshme që janë lëshuar prej kriminelëve shqipfolës nga Bahnhofet e kësaj bote, si ajo ndaj familjes atdhetare Geci.

Mirëpo jam pafundësisht i zhgënjyer që më zbardhjen e këtyre vrasjeve të tmerrshme dhe komunikatave të turpshme nuk janë marrë Gjykatat vendore.

Sepse mosinteresimi dhe hezitimi i Gjykatave vendore për t’i zbardhur këto krime monstruoze, i ka detyruar familjet e viktimave të pafajshme, për të bashkëpunuar me këtë Gjykatë një etnike Speciale.

Prandaj, s’ kemi të drejtë as politike, as morale dhe as etike për ta kritikuar familjen Imeri ose ndonjë familje tjetër shqiptare, vetëm pse bashkëpunon me këtë Gjykatë një etnike Speciale, me shpresën se do ta zbardhë krimin ndaj familjarëve të tyre të pafajshëm dhe do t’i dënojë vrasësit monstruoz.

Përkundrazi, çdo shqiptar që i kritikon këto familje vetëm pse po bashkëpunojnë me këtë Gjykatë një etnike Speciale për ta zbardhur të vërtetën për vrasjet mizore që i kanë privuar nga jeta familjarët e tyre të pafajshëm, është thjesht një monster i pashpirt dhe hipokrit, gjegjësisht një satrap qelbanik që e ka mizën nën kapuq.

Shtrohet pyetja :
Cilën derë ua ka lënë të hapur kjo shoqëri dhe ky shtet për të arritur deri te vërteta?

Në anën tjetër si një shqiptar të cilit shteti serb ia ka masakruar 22 familjar, prej të cilëve 13 ende gjenden të varrosur në varrezat masive të Serbisë, jam pafundësisht i zhgënjyer dhe pikëlluar që kushëriri im Bekim Gashi, të cilit makineria gjenocidale serbe ia ka masakruar nënën dhe katër motrat, është detyruar për të bërë padi individuale në një Gjykatë Serbe në Beograd, e cila asnjërin kriminel mizor serb nuk e ka dënuar deri më sot edhe pas seancave të pafundme gjyqësore.

E pyes veten ku kanë qenë dhe me çka janë marrë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behxhet Pacolli, kur kushëriri im e ka zhvilluar luftën e vetmuar për drejtësi midis Beogradit?

Ku ka qenë dhe me çka është marrë shteti kosovar?

Sepse Bekimi luftën e tij të vetmuar për drejtësi nuk e ka zhvilluar vetëm për familjen e tij, por për të gjitha familjet e traumatizuara, pikëlluara, mjeruara dhe zhgënjyera shqiptare me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare, e sidomos me nomenklaturen kleptokrate shqiptare me stazh pushtetar dy dekadësh.

Burimi/Facebook