Mosha, gjinia dhe eksperienca!

0
85

Hazel McCallion, Kryetarja e Bashkisë së Mississauga-s që shërbeu për 36 vjet (1978-2014); i dha një zhvillim modern duke ja shtuar vlerën qytetit të vet. Ajo ishte e zgjedhur nga populli i Mississauga-ës kur ajo ishte 57 vjeçe më 1978 dhe u largua nga zyra në moshën 93 vjeçare, kur nuk i hypte dot patinave të akullit që të shkonte në punë. Pse e mbajtën kaq gjatë banorët e qytetit znj, Hazel? Sepse ajo ishte e pjekur, e pakorruptuar e nikoqire
Margaret Thatcher, gruaja e parë në Europë që u zgjodh Kryeministre e Britanisë së Madhe UK për tre elektorale rrjesht (1979–90), ajo ishte 54 vjeçe dhe e la zyrën vet në moshën 65 vjeçare. Ajo u njoh si Zonja e Hekurt (Iron Lady), sepse politikat e saj bën përshpejtimim e evolucionit të ekonomisë britanike nga gjëndja statike në liberalizëm dhe u bë një nga personalitet më të arrira, si edhe një udhëheqëse politike më në zë qysh nga koha e politikanit më të njohur Britanik, Winston Churchill.
Po të studiohet historia Botërore dhe udhëheqja e tyre, do vihet re që periudhat më frutëdhënëse të një vendi janë ato që janë drejtuar nga njerëz të pjekur në moshë e zanat. Unë ju solla vetëm pak shembuj sa për demonstrim sepse ka plotë të tjerë, por me qëllimin e mirë që të kuptojmë që sa gabime kemi bërë ne në këto 30 vite që kemi pasur mundësi të zgjidhnim, dhe nuk ditëm të zgjedhim, kurse tani nuk kemi mundësi të zgjedhim!
Ndër shumë fjalë të urta gjyshet tona që thonin -“plakut mos i ndigjo po*dhët, por ndigjoja fjalën”, e kishin nxjerr nga eksperiencat shekullore që kishin trashëguar brez pas brezi.
Më vjen keq që shumë politikanëve po u vjen dita të largohen ngaqë u ka dalë boja fare nga papjekuria e moshës apo mungesa e eksperiencave, nga ngrykësia, varfëria shpirtërore, robër të veseve, dhe tamam tani që disa nga ata janë pjekur dhe duhet të kontribojnë me pjekurinë e tyre atyre nuk u beson dot më njeri!
Kanadaja ka pasur shumë Kryeministra të zotë dhe të gjithë mbi moshën 50 vjeç. Më 1995 kur unë mbërrita për të parën herë në Kanada Kryeministër ish z. Jean Chrétien i cili fitoj me Partinë Liberale në moshën 56 vjeçare. Ai la pas një Kanada më të fortë seç e mori. Më bënte përshtypje që sa shumë e vlerësonin Kanadezët megjithese ai nuk e fliste mirë e qartë Anglishten pasi ishte nga zona Franceze!
Po 56 vjeç është edhe Kryeministri I Shqipërisë z. Edi Rama, artist që flet të paktën 4 gjuhë. Ndoshta jo të gjithë e dalloni atë që dalloj unë, por Rama tani ka filluar të ketë një “pjekuri” tjetër si udhëqehës. Kur kujtoj fjalën e tij si KM më 2013 nuk i vinte era politikan fare. Sa keq që j’u dha roli drejtues atëhere kur nuk e kishte këtë “pjekuri”, duke i ulur kështu opinionin publik si rrjedhojë e papjekurisë së atëhershme. Kjo vlen edhe për Presidentin e RShsë z. Ilir Meta, i cili qe vetëm 28 vjeç, në mos gabohem, kur iu besua drejtimi i vendit. Si i ri bëri gabime të pafalshme, të dënueshme nga ligji dhe shumë e akuzojnë për krime e pastrim parash, por a e vini re që vetëm këto kohët e fundit ai ka treguar një qëndrim korrekt dhe të duhur… Ndoshta ka këshillëtarët pranë vetes të mënçur, por edhe kjo është merit e tij që i ka zgjedhur dhe jua dëgjon fjalën. Nuk po e zgjas me shembujt e tjerë sepse me kaq kuptohet se çfarë dua të them.. Por, ç’na duhen qëndrimet e tyre të tanishme, si kofini pas të vjelave! Pasi shkatërruan njeriun, e futën vendin në borxhe dhe u pasuruan vet apo familjarët e tyre.
Nuk i kam ndarë kurrë njerzit nga bazat gjinore, por jam e detyruar të parashtroj se shoqërinë tonë Shqiptare e gjej me një ndjenjë të theksuar maskilizmi që arrin përmasa mbytëse në disa aspekte. Nga rrëfimet e grave jam skandalizuar se çfarë shkalle poshtrimi ato përjetojnë për të mbajtur një vend pune, qoftë kjo dhe rol drejtues. Femra të dhunuara seksualisht, verbalisht dhe fizikisht! E si mund të pretendohet të kemi një shoqëri të shëndetçme, një të ardhme më të mirë, kur figura e femrës, e asaj që mban fëmijën në bark për 9 muaj, ajo që ushqen e rrit fëmijët edhe në rastet kur nuk i tregon plagët e saj, ajo i vuan nga brenda, i jep foshnjes një qumsht të “helmuar”, të shpirtit vet. Mos u çudisni me degjenerimin që ka pësuar vendi ynë, dhe pse ka këtë varfëri shpirtërore?! Janë fenomenet e ndërlidhura shkak-pasojë. Pse çuditeni që shoqëria jonë ndryshe nga çdo vend i botës ka kaq dhunë, kaq ashpërsi, kaq shumë mallkime? Në shumicën e rasteve vuajnë njerzit për gjënë më elementare pasjen e një hapsire personale, një llogjike të thjeshtë, një dashamirësie për të vënë veten në këpucën e tjetrit. Ndër shekuj burrat shkonin në luftra. Po luftrat kishin seriozitetin e jetës e të vdekjes, ndaj nuk kishin zhvilluar fjalët (komunikimin), durimin. Ndryshe nga gratë që jua kalisnin durimin duke bërë punët, rritur fëmijët, qepur e qendisu. Ndaj gratë kanë dhunëtira të ndryshme nga burrat. Sigurisht çdo rregull ka përjashtimet e veta.
Duke parë gjëndjen në Atdhe, do ishte e udhës që të kishim në vend të “babës”së këtij vendi, një “nënë” Kombëtare në zgjedhjet e ardhëshme. Një “nënë” të pjekur, të lumtur, të ngopur, nikoqire, me vizion dhe detikim Kombëtar dhe jo vetëm lokal.. Sepse nuk duam më luftra, por paqe. Nuk duam më dhunë verbale, por bashkëbisedim, nuk duam më arrogancë e totalirizëm, por dashuri e demokraci…..
Mua nuk më ka intersuar kurrë politika e Partitë Politike, por Nëse unë do zgjidhesha Kryeministre e Shqipërisë, eksperiencat e këtyre politikanëve do t’i fusja në shërbim të vendit duke u këshilluar me to. Për disa gjëra do bëja të kundërtat e atyre që ato kanë bërë e për çka është bërë mirë do ta zhvilloja më tej. Ndryshimi do fillonte nga Kabineti i Ministrave. Ministrat e kabinetit tim nuk do t’i zgjidhja unë vet, por do ngrija grupe Akademikësh për çdo fushë respektive për çdo Ministri (fushë ekonomije e diplomacie) dhe këto Akademi do të zgjidhnin Ministrat e tyre. Në këtë mënyrë me një gur do prekja (jo vrisja) disa (jo vetëm dy) zogj. 1) Një servelizmin ndaj shefes, 2) do t’i thoja JO kultit te individit 3) korrupsionin , 4) do eleminohej nipotizmin, 5) do ngrihej autoriteti institucioneve me profesionista, 6) boll me militantë, 7) për mos zbatim ligjshmërie, dhe Kushtetute nga Ministri vet këto Akademi do propozonin shkarkimin e çdo Ministri apo Ministreje. 8 / Vizioni i të ardhmes i gërshetuar me të tashmen do vinte natyrshëm dhe kështu do të evitoheshin krizat politike (që po e rrënojnë këtë vend) 9) do eleminohej ndasitë partiake, fetare, krahinore 10) duke qënë të zgjedhur nga Akedemikët direkt do ruhej stabiliteti i vendit e do punohej drejt bashkimit Kombëtar.. 11) Mërgata jonë do ishte në këtë mënyrë më e interesuar të kontribonte sepse nuk do kishte frikë s do t’i përlyehej emri nga P. Politike të cilat ja kanë neveritur çdo intelektuali t’u bashkangjitet për të kontribuar deri tani..
Ndryshimet, përparimin, zhvillimin një vendi ja sjellin NJERZIT e kualifikur, ato të cilët sot kanë emigruar. Politikat e oraganizatës Shqiptari i Lirë ka si objektive ti riatdhesoj qyettarët e vet me joshjen e meritokracisë në punësim. Me shtetin ku katër pushtetet i ka të pavaruara, ku drejtisa është funksionale. Ku bisness i vogël dhe ai i mesëm inkurajohet me insentiva dhe nuk vritet me gjoba jo-proporcionale. Ku arsimi dhe e drejta e arsimimit rregullohet me ligj bashkëkohor. Ku Hymni i flamurit, Kushtetuta dhe të drejtat e detyrimet civile mësohen qysh në shkollën 8-vjeçare, mbi të gjitha do mësohet se çfarë do të thotë RESPEKT ( respekt për veten, familjen, tjetrin, respekt për Kombin, mërgimtarët e tu etj.) dhe si arrihet të jesh i rrespektuar. Etj.. Kam shumë për të thënë…
Por, që të zgjidhem unë apo ndonjë shoqe tjetër, një zonjë e hekurt Shqiptare, ne duhet të kishim shancin të kandidonim në zgjedhjet e 25 Prillit, 2021. Por kjo është e pamundur pasi sistemi është i kapur e i kopsitur mirë nga “specialistat” e pushtetit totalitar! Tani, nëse jeni ju zotat e kësaj toke apo janë këta që kanë kopsitur sistemin do ta tregoni me ato që bëni e jo vetëm thoni. Nëse j’u pëlqen propozimi im shpërndajeni këtë propozim që të mblidhemi sa më shumë në një Peticion për Votën tonë dhe mënyrën se si ju doni të Qeveriseni. Mirë do ishte të fillonim protestat pa afat deri në fitore, sepse mendimi im do ishte që rrotacioni i PS me PD e LSI nuk do na sillte asnjë fitore dhe asnjë progres, përveçse hakmarrjes së njërit krah ndaj nesh! Se ne jemi ato që i hamë kusuret e hakmarrjeve të tyre, nuk hajnë asnjë herë ata.. Të paktën kështu ka qënë deri tani… Por, nuk do të jetë më nëse ne kërkojmë rrugën e REVOLUCIONIT Paqësor (dmth të ndryshimeve të menjëherëshme pa gjakëderdhje)! Nëse këta nuk na lejojnë të bëhet vullneti ynë, atëhere unë ja hap rrugën atyre që duan ta bëjnë Revolucionin ndryshe… Por një është e sigurt që Shqipëria ashtu si edhe Bota do marri për mirë , ne nuk do ndalemi derisa të kemi kthyer vendit vlerat, drejtësinë dhe mirëqënien.
E juaja,
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook