Mosmirënjohja dhe mosvlerësimi i virtyteve dhe të meritës dëmtojnë rëndë shoqërinë

0
23

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk ka gjë më të dëmshme dhe më të keqe për një shtet, shoqëri dhe madje edhe për familjen nëse ato nuk respektojnë, nuk vlerësojnë dhe nëse nuk u janë mirënjohëse virtyteve, traditave të mira e të vyera dhe mbartësve të tyre.

Është amorale dhe antihumane kur nuk respektohen patriotizmi, ndershmëria, sinqeriteti dhe sidomos kur nuk vlerësohen nga shoqëria dhe institucionet shtetërore individët kontributorë patriotë, intelektualë dhe meritorë të mirëfilltë.

Jo vetem kjo, por nuk ka gjë shumëherë më të rëndë për moralin dhe për intelektin njerëzor kur ndodh e kundërta: kur shoqëria dhe shteti u mundësojnë që të majë e në drejtim të tyre të arrijnë injoranca,harbutëria, jokompetenca, korrupsioni dhe pamerita; kur atyre u mundësohet që të veshin e të marrin atributet dhe kompetencat e mëncurisë, aftësisë, politikës, drejtësisë dhe të patriotizmit.

Mosmirënjohja, mosrespektimi dhe mosvlerësimi i shtresës së meritoreve të vitytshmërisë i detyron ata që të kalojnë në indiferentizëm e në vetizolim; i detyron ata që të kalojnë në stres e në dëshpërim, e deri edhe në largim nga atdheu.

Kjo ndikon për keq, ndikon në prishjen e shoqërisë dhe sëmurjen e saj nga veset.

Prej mosvlerësimit dhe prej mosmirënjohjes burojnë të gjitha të ligat.

Prandaj shteti demokratik duhet të jetë publik dhe shtet moral që respekton dhe vlerëson individin,personalitetin, dinjitetin dhe talentin e dhuntinë e qytetarit.

Shteti është shtet i mirë kur ai respekton e zbaton ligjin e drejtë dhe moralin, kur ai është shtet mirënjohës dhe kur ai mbron, vlerëson e respekton

individin, mirësinë, ndershërinë, sinqeritetin e patriotizmin. A e kryen këtë shteti shqiptar?!