Muhamed B. Sytari – Fjalë të pathëna në një intervistë, larg…

0
70

Intervista e gjatë me gazetaren Graciela Kiri, mbrëmjen e 18 prillit 2021, për Alb UK Tv, në Londër, më riktheu vite pas në kohë, në ditët e fëmijërisë, prejardhjes sime familjare, shkollës fillore në “7 Nëntori”, rihapjes së xhamisë së parë më 16 nëntor 1990, udhëtimit në Damask në 1993, vështirësive të ditëve të para, por edhe kënaqësinë e jetës në kërkim të dijes.
Gjatë bashkëbisedimit tonë, ishte e pamundur të mos shprehja mirënjohjen dhe falënderimet e thella për Hoxhën, H. Vehbi S. Gavoçi dhe të vëllanë besnik, H. Nuh Gavoçi, që besoj fort se Zoti i dërgoi nga larg në mesin tonë, për të na tërhequr drejt thirrjes së gjyshërve e katragjyshërve, që e lidhën zemrën dhe jetën e tyre me këtë fé, në shërbim të ymetit e atdheut, pa kërkuar famë e lavdi!
Kryemyftiun e Sirisë, H.T. Shejkh Ahmed Keftaro, murshidin e urtë e dijetarin vizionar, që ishte dhe ngeli unik në llojin e tij, në thirrjen e urtë, në thellësinë e leximit të fesë, në urtinë e përcjellë në çdo ligjëratë, takim e konferencë, por edhe shumë mësues e murshidë të urtë, me të cilët më bashkoi kaderi për të qenë ky që jam sot!
Diskutuam rreth përkufizimit të muslimanit në jetë, marrëdhënieve me librin dhe studimet, agjërimin e Ramazanit, familjen dhe fëmijët e mi, të cilëve i kam hyrë aq shumë në hak për shkak të udhëtimeve, aktiviteteve, takimeve, misionit e shërbimeve, që gjithësesi janë thirrja ime në këtë jetë!
Ishte e pashmangshme të mos flisja kalimthi për vitet e paharrueshme si mësues në Medresenë e Shkodrës, kujtimet e të cilave e tejkalojnë pragun e një interviste, sado të zgjasë.
Poashtu vitet e drejtimit të Myftinisë Shkodër, mirënjohjen për kolegët e shokët e rrugës, në të cilën kemi hyrë prej shumë e shumë kohësh, e në të cilën jemi dorëzuar, përtej posteve e realiteteve me të cilat përballemi në jetë!
Mbi të gjitha, u ndjeva mirë në këtë bashkëbisedim, që lidhi Shkodrën me Londrën për rreth dy orë, që kaluan më shpejt se të mendosh për shtrenjtësinë e tyre, sidomos në këtë natë Ramazani!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Shkodër, 19 prill 2021

Kan være et billede af 1 person, står dhe tekst
Kan være et billede af 2 njerëz, personer, der sidder dhe tekst
Kan være et billede af 3 njerëz dhe tekst
Kan være et billede af 1 person, sidder dhe tekst
Kan være et billede af 1 person, står dhe tekst
Kan være et billede af 1 person, står dhe tekst
Kan være et billede af 1 person dhe tekst
Kan være et billede af 2 njerëz, personer, der sidder dhe tekst
Kan være et billede af 2 njerëz dhe tekst
Kan være et billede af 1 person, sidder, står dhe tekst

Burimi/Facebook