Muhamed B. Sytari – Ramazani 1442, dëshmi ngazëlluese e rinisë muslimane!

0
168

Ramazani i sivjetshëm, solli me vete një bekim shumë të madh për krejt ne, lirimin e kushteve të lëvizjes dhe tubimit, në kushtet e pandemisë, që u dëshmua me dyndjen e rinisë nëpër xhami, duke dëshmuar një pamje të mrekullueshme të forcës së besimit dhe dritës së udhëzimit në zemrat e njerëzve.
Që nga nata e parë e teravisë, deri tek Nata e Kadrit dhe prej aty, deri në ceremonitë e Fitër Bajramit nëpër xhamitë e Shkodrës, ajo që dominoi ishte prania e rinisë në xhamitë tona.
U mbushën xhamitë për çdo të xhuma, ku të rinjtë e të rejat zbukuruan shtëpitë e Zotit, tamam si gjelbërimi i harlisur i pranverës që i jep dritë e bukuri mahnitëse qyteteve dhe mjediseve tona!
Vajzat e reja me hixhab, përherë e më në dukje, po i shtojnë pashi e hijeshi qytetit të nanqve me degermi të bardha e zemra flori, duke kthyer natyrshëm në vend ekuilibrat e prishur nga dekadat e para vitit 1990 e atë që e pasoi atë deri më sot!
Rinia e jonë po i kthehet xhamive dhe pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: A jemi ne të gatshëm për të punuar e rrugëtuar bashkarisht me të rinjtë e të rejat tona, duke kontribuar që xhamia mos të ngelet për ta thjeshtë një objekt kulti i ftohtë, por një qendër e dashur, ku imamët bashkë me myftiun e tyre, janë aty për të ofruar atë çfarë nuk e gjejnë jashtë xhamisë?
Me fjalë të tjera, prania e madhe e rinisë në xhamitë tona, falë bekimeve të Allahu për këtë shoqëri, mbi të gjitha është një sfidë për çdo myftini, myfti e imam, për të shkundur pluhurin e shërbimeve rutinë dhe për të qenë përherë e më aktivë në shërbim të rinisë sonë, duke gjetur rrugë e mënyra për t’ia bërë përherë e më tërheqëse, rehatuese e burim frymëzimi ardhjen dhe prezantimin në xhami!
Xhamitë e Shkodrës dhe kuadri i imamëve të saj e kanë mundësinë për të bërë përherë e më shumë në këtë drejtim, duke ecur në gjurmët e leximeve të ekuilibruara të biografisë së Resulullahut (a.s), sahabëve dhe brezave të shquar prej imamëve të mëdhenj reformatorë, dhe marrëdhënien e tyre me rininë!
Kam lexuar diku edhe këtë shprehje: “Rini pa ëndrra, si pranverë pa lule!”.
Koha është që rinia e jonë ta tejkalojë pragun e marrëdhënies formale me xhaminë drejt zhvillimit të aftësive dhe drejtimin e ambicieve (lexo: ëndrrave legjitime rinore) drejt shinave të lutjes kuranore: “neve na bën shembull për të devotshmit” – (Kurani, El-Furkan: 74)!
Koha është që imamët tanë të kuptojnë vlerën e madhe të pranisë së rinisë nëpër xhami dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit dorë për dore për të krijuar brezin e ri të rinisë së dëshmuar në fjalët e Resulullahut (a.s): “… dhe një i ri, i rritur me adhurimin e Allahut…” – (Buhariu, nga Ebu Hurejra), duke kontribuar përherë e më shumë për zgjerimin e konceptit të adhurimit të Allahut të Madhëruar në çdo fushë të jetës, jo vetëm në adhurimet e ditura në zanafillën e mësimeve fillore të fesë!
Mbi të gjitha, jemi të ftuar bashkarisht të drejtojmë energjitë e rinisë sonë larg kaosit dhe anarshisë që shkaktojnë fetvatë e udhëzimet jovizionare, që e mbajnë peng atë, në rrethet e ngushta të debateve shterpë rreth lëvozhgave dhe mbështjellëseve të çdo meseleje, larg thelbit dhe largpamësisë së çdo mesazhi e leximi fetar!
Falë Zotit, ky Ramazan theu krejt frikërat dhe pritshmëritë legjitime në përllogaritjet e realitetit të ri të xhamisë sonë, pas Ramazanit që kaloi…
Rinia e jonë theu tabutë dhe e mposhti frikën, paragjykimin, propagandën dhe presionin paradoksal për të qenë përherë e më frekuentuese e xhamisë e, përtej saj, për të dëshmuar moralin e besimit në jetë!
Është koha për t’u përqendruar përherë e më shumë tek të rinjtë e të rejat tona, që Ramazani mos të ngelet thjeshtë një muaj folklorik në jetën e një viti në rutinë!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
Shkodër, 15 maj 2021

Kan være et billede af 7 njerëz, folk, der står, personer, der sidder dhe E brendshme
Kan være et billede af 3 njerëz, folk, der står dhe E brendshme
Kan være et billede af 11 njerëz, folk, der står dhe E brendshme
Kan være et billede af 6 njerëz, personer, der sidder dhe E brendshme
Kan være et billede af 12 personer, heriblandt Alban Kali dhe folk, der står
Kan være et billede af 2 njerëz dhe personer, der sidder
Kan være et billede af 7 njerëz, folk, der står dhe E brendshme
Kan være et billede af 4 njerëz dhe folk, der står