Murat Rudi – Të falëmnderit Ixhet!

0
163

Premiera e filmit dokumentar “Rrënjët Shqiptare – Dheu Danez” në Institutin e Filmit Danez në Kopenhagë.
Regjizor:Ixhet Lutfiu
Derisa alabanologët danez,ndër më të njohurit Holger Pedersen (1867-1953) sillnin për danezët qysh prej disa shekuj të dhëna dhe studime për gjuhën shqipe në vecanti dhe shqiptarët në përgjithësi që jetonin në trojet e tyre,sot regjizori shqiptar që jeton në Danimarkë Ixhet Lutfiu (Tetovë),para publikut danez dhe shqiptar solli filmin dokumentar për shqiptarët që jetojnë tashti e disa dekada në Danimarkë.Rrënjët shqiptare -dheu danez,titullohet filmi dokumentar.
Një dokumentar prej 6 orësh të përgaditur nga Ixhet Lutfiu dhe bashkëpuntorët e tij,me përplot dokumente arkivore,fotografi,filmime…që përshkruan shkrimet e para për shqiptarët nga danezët (viti 1739),përkatësisht shkrimet për heroin kombëtar Skenderbeun nga Ludvig Helberg (1684-1754) dhe më vonë marrëdhënjet danezo-shqiptare dhe anasjelltas që nga albanologu i parë danez e deri te shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre që jetojnë sot në këtë shtet.
Në dokumentar përshkruhen marrëdhënjet politike,kulturore,sportive ,arsimore-shkencore e deri tek ato ekonomike të të dy popujve.
Pjesa e parë e këti dokumentari me të njëjtin titull nga Ixhet Lutfiu,premierën e saj e ka bërë në vitin 2018 në Prizren(Kosovë).
P.s.
Ixhet Lutfiu si regjizor,këto ditë është në përfundim e sipër edhe të dokumntarit të radhës që për temë kryesore ka aktin e heroizmit të Bekim Callakut (nga Kacaniku) i cili në vitin 2014 në Danimarkë kishte shpëtuar një nënë me foshnjen e saj nga një sulmues i cili kishte therrë me thikë më shumë se 20 herë të ëmën me foshnjën e sajë….
Për këtë akt trimërie, Bekimit në atë kohë i ishte ndarë cmimi “Hero i Vitit” në Danimarkë,si dhe shumë shpërblime tjera nga shteti dhe institucionet daneze.

Burimi/Facebook/Murat Rudi