Musa Krasniqi – KOSOVA LETËR –> SHQIPËRISË

0
114

Me dhembë trupi oj nënë
Xhelatin ende brenda kam
Ti atje n’shtrat po flënë
Sme sheh e pasigurtë jam

Plagët m’kullojnë oj nënë
Zemrën e kam t’coptuar
Ti sikur po jeton n’hënë
Mua fare pa m’kuptuar

Kufoma t’pagjetura oj nënë
T’bijave e t’bijëve t’mi
Xhelati ty lehtë po t’rrenë
E ke ftuar edhe n’shtepi

Ngrite zërin ti moj nënë
Në këto kohëra e orë
M’kanë therë bija shtatzënë
Xhelati mund t’vjen n’Vlorë

Thirri mendjes nëna ime
Xhelati m’preu edhe femijë
Si ti shlyej ato kujtime
Lotët m’rrjedhin varg e vijë

Si s’ndjenë dhembje nënë
Nga një brum ne jemi
Kaherë ty t’kam thënë
Armiq t’perbashket kemi

Tani nënë po t’kuptoj
N’Sanxhak e n’Çameri
Zemra e mendja st’shkoj
As n’Maqedoni e Malësi

Ku i gjënë prijesit e tu
“T’pagdhendur” e t’paditur
Pa ndjenja për ty e mu
Prej xhelatëve t’porositur

Prijesit tu nënë Shqipëri
Ca t’shkurtër e ca t’gjatë
Jetën ta kanë nxi
duke t’bërë t’ngratë

Oj nënë oj nënëloke
Emri yt mka mbajtur gjallë
Pa t’heq prej zemre e koke
Me t’pa shuarin mallë

Me muzikë tënde u rrita
Nënë mos me zhgenje
Me këngët tua n’luftë u ngrita
Pa nënë mos me le

Oj Kosovë oj Shqipëri
Një e vërtetë është
Vetëm s’bashku keni liri
Hapeni sytë edhe veshët

Musa Krasniqi
08.08.2021

Burimi/Facebook