Musa Krasniqi – KURRË S’PO NA BËHET VONË

0
75

Sa t’pa ditur jemi bërë
Hyjnoren përdhosim n’tokë
Sikur t’kishim pirë vërë
Jemi fare pa mend n’kokë

Ne shumë zhurmë bëjmë
Jo për tonat t’bukura vlera
Kemi rënë dhe po “flejmë”
Nuk dimë nga është dera

“Vlerat”e pushtuesve duam
I përbuzim t’shenjtat tona
Nga t’huajat ne pësuam
Humbem popull e prona

Mohojmë historinë tonë
Të tjerëve ju shërbejmë
Kurrë s’po na bëhet vonë
Jemi t’vendosur “t’flejmë”

Bota përdit po ikë nga ne
me dije t’reja e t’arritura
Ne ende të mpirë me fe
Me gjuhë e durë “t’lidhura”

Fetë po na verbojnë sytë
Ato janë t’pushtuesve
I mbollën për t’na mbytë
Me punën e mashtruesve

Musa Krasniqi
16 maj 2021