Musa Krasniqi – PARANDALIMI I KANCERIT TË QAFES SË MITRES

0
22

Shkaktaret e kancerit të qafes së mitres janë human papilloma viruset (HPV). Ka shumë lloje të HPV-ve.
Shkaktaret indirekte të kancerit të qafes së mitres janë niveli jo i mirë institucional i shëndetësisë së një vendi duke filluar nga mjekësia familjare e deri të Ministria e Shëndetësisë së atij vendi dhe mos edukimi i drejt shëndetësor i popullates.
Si shkaktohet kanceri i qafes së mitres?
Infektimi me HPV virus nuk shkakton drejtpersedrejti kancerin e qafes së mitres.
HPV viruset se pari shkaktojnë ndryshime qelizore në mukozen (cipë e hollë) që mbulon qafen dhe fillimin e kanalit të qafes së mitres. Këto ndryshime qelizore nese nuk percillen e nuk trajtohen si duhet pas disa vitesh mund të kalojnë në kancer.
Ka disa shkallë/nivele të ndryshimëve qelizore para se ndryshimet qelizore të perparojnë në kancer:
ASCUS atypical squamous cells of undertrmined significance (ndryshime qelizore që nuk mund te typizohen definohen).
LSIL- low-grade squamous intraepithelial lesion (ndryshime të lehta qelizore).
ASCH – atypical squamous cells suspecous for HSIL (ndryshime që nuk mund të typizohen por që kanë elemente për dyshim në ndryshime të shkallës së lartë) .
HSIL – high-grade squamous intraepithelial lesion (ndryshime qelizore të shkallës së lartë).
CIS – carcinoma in situ ( ndryshime qelizore të shkallës më të lartë- të shkallës së fundit para se me kaluar në kancer).
Të gjitha këto ndyshime qelizore të më siperme nuk janë kancer por shkallë ndryshimesh qelizore parakanceroze që gjinden me mikroskopim të materialit qelizor të marrur me gërvishtjen në mukozen e qafes së mitres – Pap testit.
Të gjitha këto nivele ndryshimesh qelizore kërkojnë bërjen e kolposkopisë dhe biopsiave (pjesë të vogla indore) për analizë histologjike mikroskopike.
Pergjigjet mikroskopike nga biopsiat janë vendimtare se çfar vendimi duhet marrur për pacientet .
Këto janë mundësitë mikroskopike nga biopsitë: Cervical intraepithelial neoplasia – shkurtesa CIN.
CIN 1, CIN 2, CIN 3 dhe CIS.
As këto gjetje/pergjigje mikroskopike nuk janë kancer por gjendje/ndryshime indore parakanceroze.
CIN 1 shkallë e lehtë ndryshimesh parakanceroze.
CIN 2 shkallë e mesme ndryshimesh parakanceroze.
CIN 3 shkallë e lartë ndryshimesh parakanceroze.
CIS shkallë edhe më e lartë apo shkalla e fundit para se me kaluar në kancer.
Për shkallën e parë CIN 1 nuk ka nevojë për trajtim/konizim por për percjellje.
Për shkallën e dytë CIN 2 nese femra i ka kryer lindjet zakonisht preferohet trajtimi- konizimi.
Nese femra ka CIN 2 dhe nuk i ka kryer lindjet sidomos ato që ende nuk kanë asnjë lindje, mund të percillet 3 herë më kontroll kolposkopi, Pap test e biopsia, në çdo 4-5 muaj nga se një pjesë e shkalles se dytë e ndryshimëve terhiqen në shkallë të parë apo edhe në gjendje normale.
Shkalla e tretë CIN 3 dhe shkalla katërt dhe e fundit CIS kerkojnë trajtim- konizim.
Ka vende në botë që edhe pacientet me shkallë të tretë i mbajnë nën kontoll 1 vit para se me vendos për konizim. Është fjala për grupin e femrave që nuk kanë ende femijë.
Sa ka rëndësi që dora e gjinekologut në operacion të jet e sakt aq ka rëndësi që edhe syri i patologut në mikroskop të jet i sakt.
Pjesa e larguar/operuar gjatë konizimit dergohet të patologu për mikroskopi.
Patologu tregon a ka qenë operacioni i suksesëshëm apo jo.
6 muaj pas konizimit duhet të bëhet kontrolla me Pap test.
Ja vlenë të thuhet kështu, kirurgu pa patolog është “i vërbër”.
Si mund të parandalohet kanceri i qafes së mitres?
1) Me plane të perhershme kontrolluese programore të një vendi ku të gjitha femrave ju ofrohet në baza vullnetare kontolli – gërvishtja qelizore (Pap testi) dhe HPV testi në çdo 3 vjet duke filluar nga një mosh e caktuar. Mosha e fillimit me Pap gërvishtje ndryshon nga vendi në vend.
Barren kryesore të organizimit të këtyre kontrollave do të duhej ta kishin institutet patologjike kuptohet në bashkepunim me mjekësinë familjare dhe ate publike spitalore.
Se paku në çdo 500 000 banor çdo vend do të duhej ta këtë një Institut Patologjik.
Pra Kosova se paku do të duhej ti kishte 3-4 institute patologjike ndersa Shqipëria se paku dyfishin. E Maqedonia ?
2) Përnjejtësimi/standardizimi i trajtimit dhe percjelljes së ndryshimeve parakanceroze në shkallë kombëtare.
3) Edukimi i popullates në mënyrë të drejt.
4) Puna ekipore e profesionistëve mjekësor dhe
5) Vaksinimi i femrave kundër HPV virusëve.
Në shumë vende ka filluar edhe vaksinimi i mëshkujve.
Janë të shpeshta pyetjet që me viejnë edhe për këtë lëmi. Kjo dhe është arsyeja e këtij publikimi. Shpresoj që shkrimi të jet i dobishëm për shumëkend.
Dr Musa Krasniqi, gjinekolog spitalor në DK.

Burimi/Facebook/Autori