Musa Kurtulaj – Fakti që në Shkoder flasin pak, nuk do të thotë se s’dinë shumë !

0
100

As që kisha ndermend tu kthehësha ngjarjeve të dhunëshme që ndodhen në Shkoder ne oret e drekës të së shtunës, pasi disa foto që hodha në fb dhe pak koment them se ishin të mjaftueshme. Por kur degjova andej e këndej neper tv e rrjete sociale gjithfarë broçkullash për t’ia lenë në derë kush ta hanë këtë ngjarje, atëherë me duhet ti rikthem pak duke ju lutur që së paku mos fyeni inteligjencen e njerëzve normal në Shkoder që kanë parë gjithçka ndodhi me sytë e tyre dhe dëgjuar me veshët tyre ! Vërtetë aktet e dhunëshme u kryen nga adolishentë, por nuk duhet mendje aq e hodhë për tu kuptuar se asgje nuk ishte e rastësishme dhe projektuar pse jo, nga shumë më të rritur ! Adolishentet ishin ekzekutorët, kaq ! Jo se bënë ndonjë gje kush e di çfarë, por së paku mos na e shisni sapunin për djathë, as mos na hidhni hi syve sikur gjithçka ishte e rastësishme ! Si ka mundësi që 10-15 adolishente kryejnë akte dhune dhe 200-300 veta të tjerë bejnë tifo për rreth tyre, e nga ana tjeter na tregohet kjo situatë si të kishte ndodhur në henë dhe nuk paska lidhje me protesten !!!! Kush e ha këtë në Shkoder ? Eshtë në natyren e këtij qyteti që asgjë nuk mund të mbahet e fshehur ! Ti këndojnë letrat në xhep ! Prandaj mos ja hiqni kapakun këtij rasti se mbushet me erë dynjaja ! Në Shkoder njerëzit mbajnë mend shumë, e sidomos kur bëhet fjalë për zhvillimet e 30 viteve të fundit stë lënë të hapësh gojen për nga mënyra se si janë gatuar ato ! Mbajnë mend 14 janarin e vitit 1990, mbajnë mend 13 dhjetorin e vitit 1990, mbajnë mend 2 prillin pergjakshm të vitit 1991 fatkeqësisht, mbajnë mend vrasjen e Gj.Ç në janar të viti 1994 sapo doli nga një takim politik që u zhvillua në teatrin ” Migjeni”, mbajnë mend marsin tragjik të vitit 1997, mbajnë mend pengmarrjen e Prefektit të Shkodres G.P në shkurt të vitit 1998 për motive politike, mbajnë mend shkatërrimet në Shkoder dhe djegien e komisariatit e drejtorisën së policisë për motive politike po në shkurt 1998 ! Mbajnë mend djegiet e materialeve të votimit në qershorin e vitit 2019, mbajnë mend……! Eh sa shumë e shumë mban mend kjo Shkoder se si janë inskenuar dhe inskenohen punët, sherret, djallëzitë, dinakëritë, poshtersitë !!!! Prandaj edhe tentativat për të kamufluar ngjarjet e dhunëshme të së shtunës në Shkoder nuk i ha njëri ! Bëjnë shumë gabim ata që mendojnë se fakti që njerëzit nuk flasin do të thotë se nuk e dinë të vërteten ! Jo, jo, në Shkoder kjo nuk shkon, e kundërta është e vertetë : dinë shumë, aq shumë sa çuditesh, por flasin pak !

Burimi/Facebook