Musa Kurtulaj – Gabove me Majkon, Baton !

0
139

Publicisti Baton Haxhiu, duke analizuar sonte tek EuronewsAlbania listen e kandidaturave të PS për deputet, tha se Pandeli Majko aksidentalisht ka qenë Kryeminister ne vitin 1999 dhe ka pasur rol episodik në përballimin e luftes së Kosoves !!!! Gabove Baton, gabove shumë në këtë rast ! Pandeli Majko nuk është berë Kryeminister aksidentalisht, përkundrazi ka qënë në këtë detyrë në një përiudhë tejet të vështirë në Shqipëri e dramatike në Kosovë , dhe e ka menaxhuar mirë situaten në ato kushte të jashtëzakonshme ! E dyta, si mund ta quash rolin e tij episodik për luften në Kosovë , kur Shqipëria me të gjitha mundësitë që kishte u angazhua në ndihmë të Kosoves !

Po kështu Qeveria Majko koordinoi gjithçka ne menyren me të mirë të mundëshme, në harmoni me gjithë impenjimin e faktorëve nderkombëtar për mbështetjen e Kosoves ! Nuk besoi se ka sot shqiptar të Kosoves mbi moshen 30 vjeç e lart, që nuk e kujton ndihmën dhe kontributin e Qeverisë Majko nga tetori i vitit 1998 dhe deri ne qershor të vitit 1999, kur Kosova u çlirua pas rreth 100 vjet okupimi serb ! Si mundet atëherë ta quash rol episodik për atë përiudhë qëndrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko ?! Kjo është gafë, Baton !

Burimi/Facebook