Musa Kurtulaj – Si ka mundësi që ky paradoks i paprecedent nuk i bën përshtypje udhëheqësisë së Kosoves, si….?!

0
108

Udhëheqësia e Kosoves nuk eshtë në rregull ! Shkon gazetari Blendi Fevziu nga Tirana dhe gjenë në një podrum të Prishtinës ekspoziten me deshmitë e 1133 femijëve të vrarë gjatë masakrave të ushtrisë e policisë serbe në Kosovë, në vitet 1998 – 1999 !!!! Si janë lenë në podrum, në vënd që të ekspozohen në një mjedis sa më tërheqës, që të shikohet nga mbarë vizitorët e Prishtinës genocidi i okupatorëve serbë mbi fëmijet e Kosovës !!! Nuk e kupton udhëheqësia e sotme e Kosovës se ka ardhur një kohë kur po tentohet nga disa segmente të dyshimta, por ja pa influencë në qarqet nderkombëtare, që agresorin serb ta quajn viktimë ! Pse harrohet se per çfarë janë arrestuar e po mbahen ne dhomat speciale të Gjykatës per Kosoven në Hagë, ish-drejtuesit kryesor të UÇK-së ? Si nuk kujtohet udhëheqësia e Kosoves të kërkojë që këte ekspozitë ta dergojë deri në Hagë, dhe atje të shikohet e deshmohet gënocidi i pushtuesve serbë në Kosovë, që nuk kanë kursyer edhe femijet, por lihet në podrumet e Prishtinës ! Janë 1133 fëmijë të vrarë dhe të zhdukur në 2 vite ! Kjo është më shumë se tragjedi, ndërkohë që lihet në heshtje në podrum kurse ata që drejtuan UÇK-në per të mbrojtur Kosoven nga ky masakrim sot janë të arrestuar në Hagë !

Burimi/Facebook