Muzeu Manastir – 18 tetor 1858 lindi predikuesi i parë ungjillor shqiptar

0
83

Retrospektivë
18 tetor 1858 lindi predikuesi i parë ungjillor shqiptar
“Gjerasim Qiriazi ishte më shumë se një mësues apo ideolog. Për kohën e tij ai ishte një pionier, një punëtor i palodhur që “përveshi llërët dhe çau përpara”, i paepur ndaj luftës së egër e të pamëshirshme që iu bë. Në një kohë kur shumica e shqiptarëve të arsimuar e kërkonin fatin e tyre larg kufijve të trazuar të Atdheut, Gjerasim Qiriazi u kthye të jetonte dhe të punonte në gjirin e popullit të vet, pa u druajtur nga vështirësitë dhe rreziqet që i kanoseshin. Armët e tij, ndonëse paqësore, ishin tepër të fuqishme….Në rininë e tij, Gjerasimi iu përkushtua përhapjes së Ungjillit të Jezu Krishtit. Besimi tek Perëndia i rrënjosur thellë u bë themeli i gjithë jetës dhe veprës së tij.”
“Gjerasimi: predikues, iluminist, rilindës”, John Quanrud (ISSHP).
“Kurrë të mos pandejmë se vetëm dituria do të sjellë mirësinë e botës pa e bashkuar me Ungjillin, që mund të ndriçojë jo vetëm mendjen, por edhe shpirtin e njeriut”.
Gjerasim Qiriazi, “Hristomadhi” (Krestomacia).
Bertina Salliu

Burimi/Facebook