Muzika dhe Epoka ime

0
70

Kushtuar mësueses, ideatores së muzikës shqiptare, që prej dekadash me dinjitet shkroi muzikë pa fund. Epoka e saj është një krenari e veçantë, pasi titujt saj janë notat muzikale që vitet na i përkundin me dashurinë e një gruaje. Na i përkundin me dashurinë dhe virtytin e një artisteje, por ajo që më dha më shumë goditje asht jo vetëm suksesi i saj personal, por edhe i fëmijëve që ajo dhe bashkëshorti i saj aktorii talentuar Vangjel Toçe, I kanë sjellë në botën e artit dhe të psikologjisë. Diana Ziu shenoi një sigël të madhe në të gjitha mediat mbarë kombëtare si dhe ato ndërkombëtare për Fest Shown privat 58-të apo “Festivalin e 58-të” të kenges ne TVSH. Ajo u bë kauzë e së vërtetës që askush nuk desh ta dëgjonte, por tingujt e saj jehuan morrën dhenë, dhe si nismëtare e një revolucioni në art, muzikë dhe kompozicion idetë e saj janë dhe do të mbeten tepër konstruktive, dhe për më shumë me këngën e mohuar Mos qe aq bukur sillte mesazhin për të ndaluar dhunën ndaj gruas si në familje dhe kudo. Me shumë dashuri dhe krenari të një gruaje të thjeshtë që me forcë lufton për kauzën gruan, por dhe me sinqeritet të përulem me respekt të veçantë o nder I kombit shqiptar e nderuara Diana Ziu

Sinqerisht
Ardiana Mitrushi 🎹🎼🎶🎵🎶🎵🎤🎵❤️❤️❤️

Muzika dhe Epoka ime

Një qiell krejt të zbukuruar,
me bojë shpirti, duart krijojnë,
një det t’ pa fund dua, n’varkën time të lundroj’…

Udhëtim notash pasionante,
gruan tek unë zbukurojnë,
notat ngjyra mbartin, momentet t’ harmonizoj’…

Sa shumë njerëz dua të takoj,
t’ju të dëgjoj me kërshëri,
lëngoj me psherëtimat, dëshirat ndjek me lakmi…

Jetën, muzikën mes tuaj thurra,
krijuat vargje, më dhuruat pasuri,
pa ju artisti ësht’ si një pemë, që thahet në vetmi…

Në gishtat e mia ndihet pesha,
melodia shkrihet, dhe përjeton,
ëndërra gjumin shprish, m’ ledhaton me kompozim…

Simfonia, muzika, preludet, dekadad,
një ndjesi shqisore, Epokën time jeton,
tingujt, yjet sinkronizuar, unë me retë jam në vallëzim…
Ardiana Mitrushi 03/07/2020…