Myftar Gjonbalaj – **MËSIM NGA JETA **

0
50

Të shtypin “arinjtë “, kur “kërcen” me ta !
Një miku im, – këtë ma tha
Kishte prova e xhgenjime !!
Nga jetë e trishtë me mashtrime !!

Kur “shfleton” vitët që ikën
Dhe pasojat, që s’u shqitën !
E shtrive dorën, që të t’mbështesin
Ç’hoqe ti , rrugëve “mbesin” !

Dorë e shtrirë, shpesh s’është paqësore !
E dhe me dorë, me këmbë e more !
Mosmirënjoha, është mesim
Shpesh e thoshte, ky miku im !!

Ranë “kambànat “ti s’i dëgjove !
Ku- tu- ru, ngado që shkove !!
Nuk pe rrugë, shtruar me dafina !
Shpesh e thoshte, Nënë Marina

Kështu e thonë, – dukuritë
Ç ‘e lënë “larot “e hanë minjtë !!
Gjithçka i dukej, po i shkonte kot !!
Ka qënë dje e mà keq sot !

Ke udhëtuar e ke parë pas
Ato kohëra, si t’i “ngas”?!
Ke jetuar, me krenari
Për Kosovë e për Shqipëri.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, lule dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Me, 16 qershor, 2022.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.