NADJEZHDA PORODINI

0
155

NGA ALUMNI – Liceu Artistik

Prezantojmë një tjetër personazh që kontribuojë prej vitesh të tëra në Lice.
Nadjezhda ka lindur dhe është rritur në qytetin e Korcës, ku mori mësimet e para në instrumentin e pianos.
Ajo studioi piano per 8 vjet , në shkollën e muzikës “Tefta Tashko” në Korcë. Në moshën 14 vjecare filloi studimet në Liceun Artistik “J.Misja” në Tiranë. Këto vite i kujton me shumë nostalgji, për gjithshka që ajo përjetoi në atë kohë, por në mënyrë të vecantë, kujton mësuesen e saj të pianos, Mira Dangellia. Pedagoge Mira solli në shkollën e pianos koncepte të reja të lojës,në zhvillimin teknik dhe organizimin e mendimit muzikor.
Studimet e larta ajo i kreu në Akademinë e Arteve, nën drejtimin e prof. Anita Tartari.
Me mbarimin e studimeve u caktua të punojë si mësuese e pianos në shkollën e muzikës “Tefta Tashko” në qytetin e saj të lindjes dhe në vitin 1981 vazhdoi punën si mësuese e pianos në Liceun Artistik deri në vitin 2014.
Në klasën e saj janë diplomuar një numur i madh nxënësish pianistë. Mbi 25 nxënës vazhduan studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në Konservatore të vendeve të ndryshme të Botës. Cdonjëri prej tyre, me individualitetin, aftesinë, problemet, ka lënë gjurmën e vet dhe ka ndikuar në “rritjen” e saj si pedagoge e pianos.
Sigurisht, të qënit pjesë e grupit të pedagogëve me shumë eksperiencë , për cdo mësues të ri, ka qënë një privilegj dhe një “shkollë” e vërtetë. Çdo bisedë e diskutim për punën dhe nxënësit, vendoste një gur në themelin personal për secilin. Kështu e konsideron dhe e vlerëson Nadjezhda punën në Liceun Artistik.
Veç punës si pedagoge, për 20 vjet (1986 – 2006), ajo ka drejtuar komisionin e pianos në shkollë. Bashkëpunimi me kolegët dhe diskutimi i hapur profesional, ka qënë qellimi i punës së saj në komision. Çdo drejtues apo mësues, thote ajo, ka dhënë mendimin, energjinë, perkushtimin, duke shkruar kështu ditë pas dite e vit pas viti, historinë e degës së pianos në Liceun Artistik.
Me inisiativën e saj, në vitin 1993 u krijua Dega e Shoqatës Ndërkombëtare të Pedagogëve të Pianos të Shqipërisë “EPTA Albania”,me qendër në Londër. Interpretimi i bukur i nxënëses së saj, Hilda Toci, tërhoqi vëmendjen dhe bëri të mundur kontaktin e parë me Presidenten e kësaj Shoqate Europiane, zj. Carola Grindea.
Në vitin 2003 dhe 2004, në edicionet 8 dhe 9 të Festivalit Kombëtar “Pianisti i Ri”, çertifikohet nga juri ndërkombëtare “Për rezultate të larta profesionale”.
Në vitin 2010 ka qënë drejtore e festivalit të dytë pianistik “Frederik Shopen”
Nadjezhda është gjithashtu bashkëhartuese e programeve mësimore të 12 klasave të pianos për shkollat e mesme artistike në vend.
Pjesemarja, paraqitja dinjitoze dhe suksesi i vazhdueshem i nxënësve të saj në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, e bëri atë të njohur në rrethet artistike të vendeve të tjera. Nga viti 1996 e në vazhdim, ajo ka qënë e ftuar në juri konkursesh pianistike e të muzikës së dhomës, në Shqipëri – Festivali EPTA, “Këngët e Tokës”, si dhe jashtë vendit, në Kosovë, Bullgari, Kroaci, Maqedonia e Veriut.

Burimi/Facebook