Nana asht burimi im…

0
239

Nane, oj e mira nanë, ti, je për m’u gjithsia…
Nanë, oj e mira nanë, ti, je vet’ dashunia…
Nanë, un’ me jet’ nuk t’ ndroj ty, me kërken’…
Nanë asht nana për mu’, nanën e kam n’ gen…

Nanë, përveç tejet me zemër nuk m’ kjan kush…
Nana të vjen e t’a than lotin e banun prush…
Nana thërret për me e nigiu nga thellsi e tokës…
Nana, edhe n’ tufan, nuk tutet prej marres s’botës…

Nana, merr emnin edhe kur t’ difton përralla…
Nana, fshehurazi qeshet t’ mos t’a nij’ mhalla…
Nana, n’motet lotin e fsheh edhe nga dashnia…
Nana, asht e vetjma, që din pse i kjan fëmija…

Nana harron me harru vedin, kur ja don shtëpia…
Nana harron për me ken’ gru, se e thërret fëmia…
Nana harron, por nuk harron për ç’ka e kan’ rrejt…
Nana veten e gjen, qeshet, gzon’ me fmijt’ e vet…

Nana e ka nji hall edhe kur ja don’ për me rrejt…
Nana tan hallet mban n’ kry, dertet ranu n’ jet’…
Nana fatlume shkon përpara, por pas nuk kthen…
Nanë tash kuptoj se rrotull bota shkon edhe vjen…

Nanë tash deshta me të t’ gëzu me urimin tim…
Nanë ti kjofsh e bardhë t’ ndish’ dhe gëzimin tim…
Nanë asht nana edhe n’ heshtje t’a ndi’ urimin…
Nanë për m’u je jeta, dashuria e ka gjet burimin…
Ardiana Mitrushi 05/10/2020…