Nashi Brooker – Dua te mesoj me shume per tituj qe mbanin verioret e Shqiperise se sotme te cilet kishin token e tyre.

0
48

Nashi Brooker
Dua te mesoj me shume per tituj qe mbanin verioret e Shqiperise se sotme te cilet kishin token e tyre. Nese dikush ka informacion te detajuar lutem me shkruani ketu ose privatisht. Cdo informacion e vleresoj jashte mase.

  1. Para shpalljes se pavaresise cilet ishin ekzakt tituj qe mbaheshin? Sa ishte madhesia e tokes se kultivuar, kullotave, burimeve ujore dhe cdo vend qe kishte nje pronar?
  2. Pas pavaresise cfare ndryshoj ne kete aspekt pervec qe troje te medha ju dhane Malit te Zi. Serbis dhe Maqedonise?
  3. Gjate viteve 20, trashegimia e pasurive bazuar kryesisht pasuri tokesore ndryshoj? Nese po, tituj e kohes se shkuar ndryshoj?
  4. Gjate regjimit te Zogut, keta tituj ndryshuan? Po, shitja e tokes ndodhte ne mas? Dhenia me qera? A dokumentoheshin keto transaksione apo ishin kontrata gojore?
  5. Gjate komunizmit, shpronesimi i pasurive te tokes, i ndryshoj tituj nder vete ketij grupi? Termi kulak ne veri u perdor me shume apo me pak se ne Shqiperine e mesme dhe ate te jugut?
  6. Po fshatari qe nuk kishte toke te veten, por punonte tek ai qe e kishte, ose ja jepte me qera ose takse qe merte 1/3 e prodhimit, si quhej?
  7. Veriu kishte zona si ajo e Miredites ku Otomanet nuk paten pushtet si edhe ne fshatra te vogla ne veri, lidhja me token, si ishte dhe sa ndryshe nga vendet ku Otomanet kishin pushtetin ushtarak?
  8. Ka pasur ndonje periudh ku numri i njerezve qe zoteronin toke u rrit me shume, perjashto reformen agrare te 46-s?

Burimi/Facebook