Deputeti socialiste Nasip Naço, i cili u bashkua me PS-në vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, ka treguar ditën e sotme pse u bashkua me kryeministrin Rama dhe la LSI-në.
Ai foli në emisionin “Drejt” të Luan Ramës, të cilin e ka patur koleg te Lëvizja Socialiste për Integrim, teksa u shpreh se kalimin te PS ia kishin kërkuar edhe simpatizantët e LSI-së.
Rama: Ju si kryetar i Komisionit të Sigurisë jeni aty për kontributet që keni dhënë apo për shkak të tradhtisë?
Naço: Unë me ndërgjegje kam kandiduar për PS-në. Pas disa eksperimenteve të dështuara të LSI-së, nuk e pashë me arsye që të dështoja me sukses. Unë jam rreshtuar me PS-në sepse me ka kërkuar edhe elektorati LSI-së që të kaloja te PS-ja.
Njerëzit shpresojnë te shteti dhe një arsye është edhe rendi kushtetueses. Prandaj tani e lidhin me policinë. Polica çdo vit ndryshuar për më mirë në shërbim të qytetarëve. Për policinë duhet të jenë edhe institucionet e tjera dhe qytetarët. Ata duhet t’i dalin në krah kur bën punë të mirë, dhe ta denoncojnë kur ajo bën shkelje.
Burimi/newsbomb.al/