Nazmi Rudari – “HELM E GJAK “ I MBUSHI TË TRIDHJETAT

0
38

Saktësisht më 15 shkurt bënë 30 vjet prej kur policia Serbe konfiskoi
librin tim “Helm e Gjak” e më arrestoi mua e me mbajti nën hetime dhjetëra orë. Ishte koha më keqe për intelektualet shqiptarë. Pjesë e madhe e tyre arrestohej keqtrajtohej e rrahje burgosej arrestohej e fyhej. Ishte koha kur mbi 500 intelektual shqiptarë i morën në izolim. Ata ishin të zgjedhur dhe të denjë e atdhetar. Serbia donte ta zhdukte palcën e popullit shqiptar, në secilën pore të jetës. Ishte koha kur të rinjtë shqiptarë ktheheshin në arkivole të mbyllura hermetikisht nga ushtria dhe për të vetmin faj se ishin shqiptar, se e donin atdheun e tyre, vendlindjen e tyre. Ishte koha kur populli shqiptar i Kosovës si asnjëherë më parë ishte i bashkuar dhe rezistonte me stoicizëm. Ishte koha kur njerëzit rrethoheshin e vriteshin në shtëpitë e tyre. Thjesht shteti serb kishte hidhur në veprim planin e “Dobrica Qisiqit” që e kishte trashëguar nga Cubrolloviqi. Pra kishte ardhur koha e spastrimit të gjithë Kosovës dhe tokave tjera jashtë Kosovës nga shqiptarët. Pra urdhri nuk ishte i komplikuar ishte i thjesht rrah, torturo, kërcëno e vriti e nxirri nga tokat e tyre shtëpitë e tyre sepse ishin popull autokton i vetmi se kishte premisa të shtohet dhe të zgjerohet drejt Nishit e Beogradit drejt tokave të veta legjitime që iu kishin marr me dhunë e me luftë. Pra ishte vënë në lëvizje me të gjitha forcat më krejt lëvizjet e veta dhe ajo rrëshqiste sikur kur rrëshqet një bjeshkë e zezë në tokat e Kosovës. Dihet se në rend të parë ishin etiketuar dhe krijuar listat në të cilat do të arrestoheshin burgoseshin, por edhe do të likuidoheshin intelektualet shqiptar. Dhe në radhët të parë ata që i kishin shkaktuar dëme Serbisë. Pikërisht këtij tmerri që e mbushi Kosovën armë çeliku e hekuri duke sjellë forcat më të liga i kundërvihej Kosova më mospërfillje.
Pjesa më e madhe e bijve të popullit shqiptar kishte vendosur të epte të gjitha dhe të mos dorëzohej në asnjë mënyrë. Propaganda serbe krijuesit serb ishin në vrullin më të madh dhe shkruanin libra të ndryshme propaganduese deri tek romani. Në literaturën e tyre të verdh shqiptari paraqitej jo si një njeri i lirë e me dinjitet por si një skllav që i ka shërbyer serbit në teket e tija më të ndryshme. Deri aty shkon puna sa paraqitet si skllav e si vegël konsumi dëshire e seksi. Pra unë me gjithë qenien më aq sa ditsha e mundja çdo ditë krijoja diçka që dëshmonte se ne jemi autokton dhe të zotët e tokave tona se ne jemi me dinjitet, se ne jemi në gjendje ta mbrojmë atdheun dhe popullin në të gjitha mënyrat. Shkrimet e mija të cilat ishin pothuajse të përditshme pos prozës, dramës dhe poezisë ishin drejtuar në thirrje të drejtpërdrejta që në asnjë mënyrë të mos mashtrohemi, të mos lakmojmë dhe ta mbrojmë unin tonë kolektiv e kombëtar. Angazhimi im i sinqertë, njerëzor, intelektual, krijues ka mundur të më kushtojë edhe më jetë. Por unë kam punuar edhe kundër këshillës të të mendimtarit se kur flasin topat muzat heshtin. Muza ime nuk heshti edhe kur Kosova shkelej më mjetet më të sofistikuara ushtarake Jugosllavo serbe.
Ju ftoj mikesha e miq të dashur të merrni pjesë në këtë jubile të librit tim “Helm e Gjak” dhe timin. Me shkrime e analiza. Për librin në fjalë ose për ndonjë punim timin kudo që e keni lexuar dhe u ka rënë në dorë. Nëse asnjëherë nuk keni lexuar asgjë nga shkrimet e mija mos u merakosni që nga sonte do të prezantoj çdo ditë nga një poezi nga libri “Helm e Gjak” deri sa t´u prezantoj të gjitha.

Burimi/Facebook/LSHASHI – LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE SHQIPTARE NE ITALI