NDAHET NGA JETA, MOIKOM ZEQO…!

0
302

Me hidherim te thelle mesuam lajmin e ndarjes nga jeta, te shokut tone te dashur, MOIKOM ZEQO.
Ashtu si shume moshatare te brezit tim jemi njohur qysh ne rini me emrin e me veprimtarine e tij te gjitheanshme, letrare, artistike, politike e patriotike.
Lidhjet tona shoqrore u forcuan edhe me shume, me themelimin e shoqates atdhetare kulturore “KOSOVA”,ne qytetin e SHKODRES.
Moikomi u be pjese e levizjes tone e dha nje kontribut te çmuar ne organizimin e veprimtarive tona duke qene shume here, pjesemarres direkt, ne hartimin e zbatimin e programeve tona, te asaj kohe.
Ai se bashku me Jup Kastratin,DriteroAgollin,Skender Drinin e te tjere, na qendruan prane dhe na perkrahen e na motivuan ne veprimtarite qe ne zhvilluam, ne sherbim te lirise e pavaresise se Kosoves.
Moikomi eshte autor i me shume se njeqind veprave letrare e historike te te gjitha llojeve.
Ai ka qene vite me rradhe deputet ne Kuvendin e Shqiperise,Minister i Kultures,Rinise e Sporteve,Drejtor i Muzeut Historik Kombetar e te tjere.
Ne nderim te MOIKOMIT TE PAHARRUAR nxora nga arkivi disa kujtime.
Ne fotografine e pare majtas:
Ulur nga e majta ne te djathte,
Skender Drini,Moikom Zeqo,Jup Kastrati.
Ne rrjeshtin e dyte ne kembe:
Shkelzen Jetishi,Dashamir Uruçi,Zymer Neziri,ne 10 vjetorin e themelimit te shoqates KOSOVA.
Ne fotografite e tjera ne te djathte perseri Moikom Zeqo,Dritero Agolli,Jup Kastrati,Dashamir Uruçi,Ahmet Osja,Nikolla Spathari e shume te tjere ne veprimtari te tjera te organizuara ne qytetin e Shkodres,ne periudhen 1991-2008…!
Ne dy fotografite e tjera ne te djathte poshte jane kujtime nga veprimtarite e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve.
ESMERALDA URUÇI,MOIKOM ZEQO e bashkepuntore te tjere ne vitet 2000-2001…!

NGUSHLLIME FAMILJES ZEQO,BASHKESHORTES LIDA,DJALIT DHE VAJZAVE…!
MOIKOMI I NDRITUR E I PAHARRUAR PUSHOFTE NE PAQE.

Fotografia e Dashamir Uruçi
Fotografia e Dashamir Uruçi

DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
15 qershor 2020.

Burimi/Facebook