Ndërhyrja e ambasadorëve fyen inteligjencën e shqiptarëve

0
103

Nga Arben Manaj

Ambasadorët e huaj në Tiranë sillen si rrallë në vende të tjera dhe kjo ndodh aty ku dinjiteti shtetëror dhe respekti ndaj vendit dhe popullit ku akreditohen është minimal!

Ka një Konventë që është ajo e Vjenës për sjelljen dhe praktikën diplomatike në botë, e cila shkelet me këmbë në Shqipëri!

Shqiptarët mund të mos jenë të pasur, por budallenj nuk janë! Se kë zgjedhin dhe kë preferojnë ata është puna jone si shqiptare siç është e amerikanëve kur zgjedhin Trampin apo Biden, siç është e anglezëve kur zgjedhin Blerin apo Johnsonin!

Shqiptarët e Shqipërisë janë po aq të zgjuar sa edhe shqiptarët e Kosovës kur zgjodhën Kurtin herën e parë edhe kur e rizgjodhën kur e rrëzuan me udhëzime herën e dytë!

Na hapet barkun me shou tepër të lexueshëm mbështetjesh, pasi keni humbur pikë që kur toleruat pavarësisht nga rrethanat, zgjedhje një-partiake në mes te Evropës kur nuk i toleroni në vendet nga vini!

Unë me Berishën kam një histori të vjetër hakmarrje nga ai për mua, deri në kërcënime me vdekje për punën time si gazetar i BBC në Londër!

Por nëse doni që ta hiqni qafe nga politika shqiptare, rruga që po ndiqni vetëm i shton inatin një pjese të shqiptarëve për ta ringritur nga varri politik!

Shqiptaret janë të zgjuar dhe dinë sa edhe ju qe herë bëni sikur nuk i niihni disa të korruptuar të tjerë po aq ose më shumë se Berisha e njerëzit e tij, se cilët janë e ardhmja e ketij vendi!

Besojuni intuitës së tyre dhe mos i ofendoni me ‘ndërhyrjet nga jashtë’ të cilat nuk përmbyten dot as Enver Hoxhën!

Po bëni të kundërtën! Por më e rrezikshmja është se po humbni besimin e shqiptarëve tek ju se jeni të sinqertë, frymëzim dhe destinacion! Shumë gjëra rikuperohen në jetë, por kur thyhet besimi asgjë nuk funksionon më pas!

Mos i ndani shqiptarët në parcela, aq më tepër të vini në dyshim orientimin e tyre pro-perëndimor, sado qofshin në numër, aq më tepër ata që kanë vuajtur për dekada se kanë qenë të tillë!

Para 30 vjetësh ishit të justifikuar të na merrnit për dore dhe të na tregonit rrugën në dalje nga izolimi komunist, por sot ‘thanks, but no thanks’!

Na respektoni inteligjencën!

Shtëpia e Shqiptarit është vërtetë e mikut dhe e Zotit, por Zotër në shtëpinë tonë mos u bëni!

Burimi/tpz.al/