NDERROI JETE LEGJENDA E FUTBOLLIT TE KOSOVES !

0
18

Sot e gjithe bota shqiptare u zgjua me nje lajm te dhimbshem, ku ne oret e para te mengjezit te kesaj dite , nderroj jete legjenda shqiptare e futbollit i cili humbi jeten nga nje atak kardiak. Legjenda e futbollit e shqiptarve te Kosoves ishte i moshes 58 – vjecare. Ai e beri te njohur futbollin e shqiptarve te Kosoves ne mbare boten edhe ne ditet me te zeza te shqiptarve, ai u dallua perhere per mjeshterine dhe profesionalizmin e tij te larte, ai beri shume per futbollin dhe nuk ju nda atij per te gjithe jeten, duke e rifilluar edhe pas luftes se Kosoves e ringriti ate nga hici dhe i dha vend te merituar ne arenen nderkombetare. Jane te shumta arritjet e ketij burri te madh , nje njeri me zemer te madhe dhe me shume vendosmeri dhe dashuri per futbollit, dhe per kombin e atdheun e tij. Kam patur rastin te degjoj qe ne kohen e komunizmit per kete figure te rendesishme sportive dhe e kam ndjekur ne ecurine e tij ,meqe jemi dhe te nje brezi. Me vjen keq qe ne kohen qe ai kishte akoma per ti dhene sportit , tashme ne detyren e njeriut te pare te sportit ne Kosove , ai u largua me shume e shume dhimbje nga familja e tij e dashur, nga shoket e koleget e tij ,por nga te gjithe tifozeria e tij qe e adhuruan idhullin e tyre ! Kjo eshte nje humbje e madhe per kete oganizator te mire qe ju largua sportit kosovar. Ne emrin tim personal, ne emer te Shoqates “Alba – Dansk” , ne emer te kolegve te radio “Projektit 21” dhe te te gjithe degjuesve te mrekullueshem te saj , qe jane pjesa dermuese nga Kosova dhe Ilirida u shpehim ngushllimet tona : – Ju familje e nderuar Vokrri !- Ju Federat e futbollit Kosovar !- Ju koleg te nderuar qe ishit bashke kudo me Fadilin !- Ju tifozeri per idhullin tuaj !- Ju Shqiptare te Kosoves !- Ju qeveritare te Kosoves dhe gjithe instancave shterore !Jemi me ju ne kete humbje te ketij njeriu qe beri epooke, te ketij njeriu legjende dhe emri i tij nuk do te harrohet asnjehere , jo vetem ne zemrat e familjes, shokve, miqve e tifozerise , por te krejt kombit shqiptar !Lamtumire Legjende !Lamtumire !
Nga Luigj Shkodrani – DANIMARKE