Ndërron i jetë së Marko Bello

0
122

Boll lajme të rënda kemi marr këtë vit të zi të COVID-19! U desh edhe ky lajm i sotëm ogurzi, shumë i trisht, i dhimbshëm dhe i papritur, ndërrimi i jetës së Marko Bellos.
Kujtoi fillim vitet 90′ kur u takuam për herë të parë në Bukuresht të Rumanisë dhe e ruajtëm dhe e forcuam për 28 vjet me radhë miqësinë tonë.
Marko Bello e nisi dhe mbeti modeli më i shkëlqyer i politikanit modern europian, njeriu fisnik, i ditur, i paqtë, i pranueshëm prej të gjitha rrymave.
Humbëm jo vetëm një politikan të pastër, por edhe një mik dhe atdhetar të madh.
E humbëm kur n’a duhej më shumë se kurrë, e humbëm kur ishte në kulmin e energjive dhe moshës për t’i dhënë shumë politikës së pastër shqiptare që presim, për t’i dhënë shumë Shqipërisë.
Zoti u dhëntë forcë dhe kurajo familjarëve të tij për t’a përballuar këtë dhimbje kaq të rëndë.
U prehsh në paqe dhe të ndritët shpirti njeriu i mirë i vlerave Marko Bello !

Shkruar nga Idajet Beqiri

Burimi/Facebook


COVID i merr jetën ish-deputetit të Partisë Socialiste, Marko Bello

COVID i merr jetën ish-deputetit të Partisë Socialiste, Marko Bello

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello.

Bello ishte infektuar me Covid dhe kurohej në një spital në Turqi.

Marko Bello lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë deri në vitin 2013.

Bello po ashtu ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Burimi/Koha Jone