Ndryshim i madh i Kurtit: Dikur akuzonte Rugovën se bllokonte lëvizjen çlirimtare, sot përkulet para varrit të tij

0
87

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, para dhe pas çlirimit ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj të ish-presidentit Ibrahim Rugova, qasja e tij ndryshoi tek në vitin 2019 kur arriti të bëhej kryeministër i Kosovqs, shkruan Gazeta Metro.

Kurti në vitin 2002 kishte lëshuar një deklaratë të fortë nda Ibrahim Rugovës, ku thoshte se Rugova ka penguar dhe bllokuar çfarëdo dinamizmi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare e të rezistencës aktive.

“Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë ta pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dinamizmi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, deklaronte Kurti më 2002.

Por, 20 vjet paslufte Kurti u dorëzua dhe shkoi për vizitë te varri i Rugovës më 17 shkurt të vitit 2019, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës teksa vet ishte kryeministër i vendit.

Jo vetëm kjo vizitë, Kurti një vizitë të tillë e bëri edhe sot në 15 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, ku në kohë fushate së bashku me Vjosa Osmanin bëri homazhe tek varri i ish-presidentit dhe thuri lavde për të.

Kurti sot se Rugova kishte përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë e durimin njerëzor.

“Sot bashkë me presidenten e Republikës, erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta tek varri i doktor Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Republikës të Kosovës nga viti 1992 dhe, njëkohësisht presidentit të parë të Kosovës pas çlirimit të vendit tonë, duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë dhe durimin njerëzor”, tha Kurti.

Kujtojmë se për shumë tema dhe çështje të mëdha, Kurti ka ndryshuar parimet dhe qëndrimet e tija publike, natyrisht ka hequr edhe dorë nga shumë kauza./

Burimi/gazetametro.net