Ndue Shabaku – Personazh

0
26

Seksioni për Barazinë Gjinore pranë Komunës Brescia ka organizuar një sërë aktivitetesh, për të promovuar e stimuluar rolin e femrës në shoqërinë moderne. Në një prej këtyre aktiviteteve, pata fatin të kem ftesë të personalizuar, përmes së cilës isha i ftuar të merrja pjesë në veprimtrinë online që u organizuar të hënën më 28 shkurt 2022. Veprimtaria promovuese titullohet “Femra nga Bota”.

  • Grazie a tutti! (Faleminderit të gjithëve!) – nisi rrëfimin e saj regjizorja e talentuar Valbona Xibri, kur iu dha fjala, pasi gjithë mbrëmja ishte rezervuar vetëm për veprimtarisë e asaj. Tematika e zgjedhur titullohej “Il mio teatro parala tante lingue” (Teatri im flet shumë gjuhë).
    Së pari shprehu detyrimin të falënderonte Shefen Seksionit të Barazisë Gjinore, zonjën Roberta Morelli, për ideimin dhe realizimin e ciklit të veprimtarive, për të evidencuar vlerat e femrave nga shumë vende të botës. Pastaj drejtpërdrejt hyri në temë dhe u shpreh që preferoj teatrin të flasë në shumë gjuhë, mundësisht, të gjitha. Kjo jo për të krijuar pështjellim, por që të shijohet bukuria dhe të ndihet toni i çdo gjuhe. Kështu teatri krijon atmosferë më interesante dhe përcjell tek spektatori ngarkesë emocionale e bëhet faktor poetik. Me pak fjalë përshkroi jetën e shqiptarëve në kohën e sistemit komunist. Biles theksoi se lindi pikërisht në vitin kur sanksionua mohimi i fesë. Përmendi me shumë keqardhje faktin që censura ishte e rreptë e shumë artistë u dënuan me burgim. Preokupues ishte edhe fakti që Shqipëria ishte një vend ku sundonte patriarkalizmi në jetën shoqërore.
    Me interes ishte përshkrimi i fëmijërisë, i kujtimeve me prindërit, me qytetin e lindjes, Tiranën. Ajo na tha se ka qenë shumë e lidhur me shkollën dhe si shprehu idetë për të ardhmen e saj. Por duke u rritur, haste në ushtimën e patriarkalizmit. Kur u shprehu prindërve dëshirën të bëhej balerinë, ndonëse jo hapur, ata i lanë të kuptonte se nuk preferonin të bëhej balerinë, pasi ato kishin reputacion jo të mirë. Edhe fakti që regjizorët ishin të gjithë meshkuj, ishte preokupues. Megjithatë, vajza mori guxim të zgjedhë të studiojë në Akademinë e Arteve në degën e regjizurës.
    Mbarimi i Universitetit koincidoi për të me erën e ndryshimeve epokale për shoqërinë tonë. Shteti i vitit 90 ishte e nuk ishte. Institucionet ku punonin artistët profesionistë në vitet e para pas ’90-s gati pushuan së ekzistuari. Gjithë ëndrrat dhe dëshirat për të vënë në jetë kredon profesionale, përplaseshin me një realitet që nuk i favorizonte artistët. Kështu që në vitin 1994, për regjizoren Valbona Xibri, nisi një tjetër jetë. Jeta e vështirë e mërgimit. Lidhur me profesionin e saj si artiste, si fillim, punoi si asistente, më pas si aktore. Fakti që vinte nga Shqipëria ishte rëndues. Ndërkohë, ka punuar si ndërmjetëse kulturale.
    Me interes u prit nga të pranishmet prezantimi e komentimi i tre fotove. Në një foto regjizorja kishte dalë me pedagogen e saj, Artisten e Merituar dhe Nderi i Kombit, Drita Pelingu, tashmë e ndritur më 02 tetor 2013. Moment prekës ishte kur prezantoi foton e një aktorje që kishte njohur. Në plan të parë ishte portreti i aktores nga Ukrahina, Maria Ivoshenko, dhe për sfond kishte dy sytë e saj. Këtu bëri edhe relacionet me situtën ndërkombëtare e skenarin e luftës së këtyre ditëve Rusi-Ukrahinë.
    Një ngjarje e shënuar në jetën e regjizores Valbona ishte viti 1999, sepse atë vit lindi vajza. Veç gëzimit, ishte edhe vuajtja nga vetmia dhe qendrimi larg teatrit. Pas disa vitesh vuri në skenë dramën “Burrnesha”. Ajo i shpjegoi auditorit fatin e femrës që merrte hiret e një burri, kur shuheshin meshkujt në familje. Por kjo nuk ishte pa vuajtje të brendshme, dhe këtu mori skat vepra krejt e saj. Këtu shtoj se teatri “Burrnesha” është shfaqur në shumë shtete të europës dhe në Amerikë.
    Oratorja foli për vështirësite që hasen. Edhe pse ngriti më këmbë një vepër teatrale, jo gjithmonë është në kontakt me aktorët protagonistë. Po ashtu, edhe problemi se është jashtë aktivitetit komercial. Megjithatë, të mbetesh i/e vogël, ndihmon, sepse je gjithmonë i/e lirë. Ajo tha se teatri ndihmon të dalim nga racizmi e nga melankonia, të gjejmë pikëlidhjet me shoqërinë. Të flasim me gjuhën tonë, jemi akoma më të hapur e del plotësisht natyra njerëzore, t’u referohemi më shumë atyre elementeve që na bashkojnë se sa atyre që na ndajnë …
    Më në fund regjizorja shqiptare Valbona Xibli foli për angazhimet me studentët, me kurset e aktrimit të nxënësve, si dhe angazhimet me organizimet shoqërore të artistëve të skenës.
    Vërtet Regjizorja jonë vjen nga një shtet i vogël. Rasti i saj na mëson se edhe prej shteteve të tillë ka njerëz me dinjitet, që lindin e rriten artistë të mëdhenj …

Burimi/Facebook