Ne dite para varrimit ,kushtuar mikut tone te vuajtur Agustin Gjin Mirakaj.

0
272

Nga Artan Lleshi
🌑
Agust!
Linde i denuar
E i denuar percolle fminine,
U burrnove me pushke te fjales ne krah
Sonte qe kumbullat paskan lulzue
E pranvera troket nder vilajete
Ti shtange brenda asaj arke
Mbulue me hijen e duerve tona
Qe s’mund ta preken dhimbjen per te te sheruar
Duart tona martuar me zingjire
Thuaj Atit ne qiell Agust ,se ne e duam
Thuaj Atit ne qiell per hater te kryqes qe na thyen mbi shpirt
Thuaj Atit ne Qiell Agust se ne te gjith e lam pergjyse bukurine e ksaj bote
Thuaj Atit ne Qiell se ne ne Grope te syve mbajme eshtrat e tmerrit.
Agust.
Nuk shkuam dot bashke ne Spaq sivjet per te vajtue flamurin.
Nuk shkuam dot as ne Shtyllas , Tepelene
Nuk shkuam bashke per te zhvarrosur eshtrat e humbuna
Por po hedhim dhe mbi arken tande Agust!
Agust.
Kam Mall e sti them dot te gjitha
Por thuaj Atit te te mbaj ne preher
Aty ku ndizet drita mbi tandin shpirt prej sot e pergjithmon.
Agust.
Lamtumire.
I pa harrue Kujtimi Yt.
Artan Lleshi Gjomarkaj
Mirdite.
O9 mars 2021.

Burimi/Facebook