NE DITELINDJEN TENDE TE 18- te – NICOLA !

0
44

Perhere ne kete dite te 31 tetorit , une dergoj nje urim ne ditelindjen e nje njeriu shume te dashur per mua. Jeta me solli nje Princ dhe nje Princeshe dhe ne kete dite urimi im i perket Princesesh sime . Ajo sot feston 18 – vjetorit e saj te ditelindjes . Ne fakt ne keto vende ku ne jetojme eshte kufiri , qe femija i thote prindit tashme jam i rritur dhe di te kujdesem vete per veten, ndersa ne vendilindje nuk ndoll ne te gjitha rastet keshtu, sepse edhe pse arrijne kete moshe femijet jane nen kujdesjen e prinderve.

18 vite me pare , isha teper i shqetesuar , sepse lindja nuk erdhi ashtu normale, por rrezikohej jeta e te dyjave,sepse abulanca nuk erdhi ne kohen e duhur edhe pse jetojme ne keto vende me demokraci 200 vjecare edhe ketu ka probleme , por fale nje nenpunseje te mrekullueshme Princesha lindi dhe sot ajo gezon shendet te mire . Koha ecen me ritmin e saj dhe Princesha rritej cdo dite me dashurine per prindrit e saj dhe ne menyre te vecante per babain, princin e saj te pare . Por ditet ecin dhe mosha ecen me ritmin e saj, por dhe Princesha , “struket” ne folezen e saj dhe nuk ndjehet fare. Se cfare e gjeti Princeshen , ate se di askush . Princesha ka dhe celularin qe e mban te xhepi , po po ka edhe numrin , eshte edhe e pavaruar, po pse gishti nuk i klikon ate se di askush dhe ka dy vite qe as une se kuptova , arsyen e vertete , te mos telefonates , se Princeshes , mos e valle ” i keqi” don qe vajza mos te komunikoje me babain e saj , me idhunin e saj ? Eshte nje pyetje qe nje dite , patjeter qe do ta marre pergjigjen, sepse e verteta del nje dite. Te verteten nuk e “kalbe toka” , jo jo as mos ti shkoje ndermend dikuj . Nuk ka ndolle qofte dhe nje here ne histori , qe e verteta te fshihet , apo larg kjofte “te vdese” dhe “te groposet” . Dheu nuk e pranon te verteten brenda . A e keni vene re , qe e verteta gjithmone triumfon, por kur del ajo e shkrete , fajtori hyn shtat pash nen dhe … Sa keq kjo bote i drejti , kerkohet te mbytet , por ai ngaqe ka besim tek Zoti , atij i afrohen dhe i rrine prane te gjitha atributet dhe i drejti triumfon perhere, sepse drejtesia sado e vonuar del ne siperfaqe , sado qe i keqi mundohet ta “zhyte” ne “dhumin ” e saj. Ditet ecin , koha shkon , por cdo gje do te marre udhe …

Dhe le te kthehemi tek ditelindja , se aty e pata fjalen, por ja qe gjuha shkoi tek “dhembi i prishur” . Princesha sot feston, me shoqe e shoke te klases , pret dhurata dhe urime te shumta , nga te gjithe, me fal se u ngaterrova , se nje krah e ka te bllokuar , nga vetja , apo nga …. ate se di , por do te jete vete Princesha qe duhet ta zhbllokoje linjen e zene dhe urimi , le te marri udhe , se sa me shume urime dhe dhurata , aq me e gezuar do te kishte me qene. Princeshat jane te tilla kur i respektojne te gjithe dhe u japin respektin atyre qe vertete e meritojne.

Dua te besoj dhe te shpresoj qe Princesha do te behet dhe me largpamese dhe ti shohin gjerat me larg , me syrin e te vertetes dhe jo te genjeshtres .

Uroj dhe besoj se keshtu do te behet !

Po po ti sot ke ditelindjen bija ime dhe une babai juaj te uroj dhe 100 vite te lumtura dhe vetem me te verteta dhe te behesh vetvetja ashtu sic u be vellai juaj .

Nese do behesh vetvetja cdo beteje do ta fitosh dhe do te triumfosh ! Bashkoju njerzve vullnetmire, njerzve qe te duan pa hile , qe te duan me shpirt, larg interesave , larg intrigave !

Kujdes bija ime , duaje vetveten, duaji njerzit qe te duan, duaji dhe respektoji njerzit qe te lartesojne dhe qe duhet ti kesh prane vetes . Larg lajkaxhinjeve, larg genjeshtarve, larg mashtruesve .

Urime ne diten tende te 18 – vjetorit te ditelindjes tende ! Gezuar dhe 100 vite te tjera te lumtura , me njerzit me te dashur te tuajt !

Kalofsh nje dite te bukur dhe me shume dhurata dhe supriza te bukura !

Gezuar

Ju uron babai juaj Luigji