Në ditën botnore të autizmit:

0
21

Nji fëmij i lindun pa krahun e majt kishte andërr me ushtrù Judo.
Baba, i gatshëm me ja bà qejfin t’ birit, e çon tek nji instruktor Judo.
Instruktori e shef e i thot.
“Ti ke me mësu vetëm nji lëvizje… kur ta kesh mësu mir, hajde e ma demostro.”
Fëmija përkushtohet fort e përpiqet deri n’perfeksijon. Mbas 6 muajsh shkon prap te instruktori.
“Nuk e ke mësu mirë, i tha ai, vazhdo nkishtu edhe 1 vit e mandej hajde prap. Kujdes, vetëm njikyt levizje!”
E kjo zgjati jo 1 vit por plot 10 vjet. Mbas 10 vjetesh instruktori i thote fëmijs që tashmà ishte bà 20 vjeç:
“Tashti je i gatshëm me bà ne ndeshje.” Fëmija u habit…
Ndeshje vetëm me nji lëvizje? “Po, i tha instruktori. E ke me e pà se ke me fitu!”
I motivum, djali ndeshet e fiton.
Firon ndeshjen e par, t’dyten e tan nivelet me rràdhë
Derisa mbrrin në finale.
“Profesor, i thot, i fitova si i fitova ndeshjet, po në finale mà mir mos me shku un. Kampioni që kam përballë mu ka me mujtë keq, edhe njenin krah s’e kam…”
“Ti provoje njihèr, djali jem. Mà e keqja ke me dalë i dyti e kjo s’asht pak! – i tha instruktori.
Djali hyni në finale e fitoi edhe medaljen e kampionit.
Sa i shendum, njaq edhe i habitun, i hidhet n’qafë instruktorit e e pyet.
“Si ka mundsi që ia arrita? Gjithçka ta kam borxh ty, profesor.”
“Asnji gjà – i tha instruktori- gjithçka ja ke borxh vedit. Njajo lëvizje asht lëvizja mà kritike në Judo. Gjitkujt i duhen s’pakut 10 vjet përqendrim maksimal me e perfeksionu. Ti ia arrite me vullnetin tand.
Për kundërshtarin, e vetmja gjà që mundet me bà, asht me u kapë në krahun tànd të majtë, që ti nuk e ke. Kshtu pra, nuk kishte shpëtim. Kishte me u mujtë gjithsesi!


Shqipëruar: Gazmir Tahiri
Se gegnisht e godisim vet😊

Burimi/Facebook/Gegnisht/Edlira Llukacaj