Ne nje klinike te vogel por qe riafteson njerzit !

0
125

Pata rastin te njihem me nje meso burre, mbi te 50-tat , ai punonte ne nje klinike te vogel , ne Helsingør . Me kujtohet qe mjekja ime ne vitin 2010 me dha nje adrese ne doren time

 dhe me tha qe ti telefonoja dhe te rezervoja nje takim , sepse gjuri im kishte shume problem. Erdhi nje moment qe mu bllokua krejt dhe me shume veshtiresi e vija ne toke kemben.

Bera si me tha mjekja ime , pas degjova nje ze gruaja qe u pergjigj , me shume kulture, ishte sekretarja e klinikes . U prezantova dhe me pas pa cfare kishte shkruar mjekja dhe e lashe takimin se kur do te shkoja. Me ndihmen e nje miku tim danez udhetova deri ne adresen qe kisha te shkruar ne leter. Kur u perballa me ndertesen nuk i besova vetes dhe e pyeta dhe njehere mikun tim danez , se mos valle kemi ngaterruar ate, por ai kenguli ,por me pas pashe dhe ne murin e brendeshem te shkruar emrin e mjekut  u binda plotesisht. Mu desh te prisja pak dhe me pas doli nje infermjere dhe ma mori karten me shume respekt dhe pasi hyri brenda doni dhe me falenderoi ajo, ne vend ta falenderoja une ate. Pas disa minutash doli ne dere mjeku Thomas dhe me ate buzeqeshjen e tij qe te bente menjehere per vete dhe te dukej se kishte vite qe e njihje dhe  me ftoi te hyja ne dhomen e tij . U interesua dhe beri kontrollin me aparaturen e tij qe e kish te vendosur ne tavoline . Pas kesaj me porositi qe te beja nje fotografim te gjurit dhe pas nje jave do te vija perseri temjeku dhe te beja nderhyrjen ne gju. 

Dhe java shkoi dhe perseri i njejti takim , me pare infermjerja me ftoi te hyja ne dhomen ku do te kryehej nderhyrja dhe me pregatiti te gjitha cfare duheshin dhe me beri mpirjen e kembes dhe pas disa minutash erdhi edhe mjeku  dhe ai i buzeqeshur  dhe plot optimist , ne detyren e tij qe do te kryente , sepse ai kishte 20 vite qe e kryente ate profesion dhe tani ai ishte i specializuar dhe naten , po ta pyesje ai e dinte cfare kishte dhe cfare do te kryente tek pacienti. 

Nje nderhyrje qe u e shikoja ne nje ekran kopjuteri dhe shikoja cdo veprim qe kryente mjeku. Ai vazhdonte te interesohej se cfare une punoja, me cfare isha marre ne vendin tim dhe ne anen tjeter ai kryente nderhyrjen ne gjurin tim. Ai kryente edhe rolin e psikologut per momentin, per ta larguar stresin, friken e pacientit . Operacioni nuk shkonte shume gjate , diku tek 30 minutat dhe me pas te thonte , qe kaq ishte dhe te uronte fat . Ketu e beri heren e pare dhe po ashtu edhe heren e dyte . Heren e pare pas tre kater ditesh cdo gje tek une ju kthye normalitetit dhe nuk ndjeva asgje ne gjurin tim deri ne kete perudhe te vitit 2018 . Muaji qershor ishte dhe nderhyrja e dyte e cila shkoi pak me gjate se kishte me shume siperfaqe per te nderhyre, por cdo gje shkoi me sukses te plote . Dhe dua te them qe asnjehere duhet pare nga ndertesa ku ka zgjedhur profesionisti per te punuar dhe per ti sherbyer  pacienteve, por duhet besuar tek profesionalizmi i tij . Specialiste te tille duhet te nderohen dhe te respektohen, se shoh shume shtetas , adej nga vij une , pra nga Shqiperia, qe per mungese te profesionalizmit te mjekut , mbesin tere jeten invalide. Kjo eshte e dhimbeshme . Te kryesh shkollen dhe te mos jesh i afte ne detyren tende , kjo eshte jo e mire, jo ne moralin e atij qe rren veten te behet mjek dhe ne anen tjeter merr ne qafe pacientet. 

Dhe per fund specialistit ortopedkirurgut Thomas Dane Møller i uroj shendet te mire dhe jete te gjate dhe kurofte dhe sherofte edhe shume e shume paciente te tjere. Une dola shume i kenaqur nga puna e duarve te tij ! Por dhe mesova shume nga puna , jeta, vepra, kultura dhe respekti i tij. Ka rendesi per cdo njeri , ne ralle te pare te jete nje njeri i kulturuar , sepse dhe profesioni i mjekut e kerkon kete , se po nuk je i kulturuar, i dashuruar me profesionin dhe ti respektosh pacientet , nuk do te marresh as nga ata respekt. Por Thomas i ka te gjitha . Thomas eshte njeriu me zemer te madhe dhe me shpirte shume te gjere . 

Shkruar nga Luigj Shkodrani

Danimarke – Slangerup  2018