Ne piacen e Shkodres David Boseta vargëzon;

0
291

Në piacën e Shkodrës,
dielli shtron tapetin e artë…

Ardiana vazhdon;

Në piacën e Shkodrës,
ndjek hije burrash,
n’ biçikleta shkojn’ gratë…

Në piacën e Shkodrës,
aromën shkodrane ndij’,
n’ agim, dhe muzgun plot hijeshi…

Në piacën e Shkodrës,
rri thot’ zemra, por shpirti
nuk m’ ngopet bajagi…

Në piacën e Shkodrës,
nigioj me kande jare
t’ bylbylit, nejtun si lulja n’saksi…

Në piacën e Shkodrës,
i ndij ndryshimet, por
përsëri kthej, vrapoj me ardh’ tek ti…

Në piacën e Shkodrës,
dielli i zjarrt’ m’ përvëlon,
m’a tret mallin me dashuni…

Në piacën e Shkodrës,
arti, kultura kan’ themelet,
shkodrani betohet në Shkodrani…??????
Ardiana 01/22/2020…