Drejtues i parë i saj ishte Giovanni Cannale dhe më vonë nxënësi Palokë Kurti, i cili do të shquhej për ndjenjat prej artisti dhe atdhetari të madh.
Më 1898, lindi banda muzikore e Kishës Katolike me drejtues Frano Ndojën.
Në vitin 1901 zë fill formacioni i bandës muzikore të artizanatit.
Pjesëmarrësit e saj ishin gjithsej 50 instrumentistë dhe drejtoheshin nga i madhi, Palokë Kurti. Instrumentistët ishin nxënës zanatçinj të profesioneve të ndryshme.
Burimi/RTSH Shkodra