Në “Teleskopin” e Besnik Mustafaj, botuar sot ne gazeten Mapo

0
54

Nga Enkel Demi

Besnik Mustafaj e pjek rakinë në pranverë. Në vjeshtëvjel rrushin dhe e “bukos” fort në do bute. I çel këto enë druri veç kur deldimri dhe nis e pjek rakinë me lëngun që kanë lëshuar bërsitë. Në kullën e tijnë mal fton miq e dashamirë dhe të tërë pinë ndonjë gotë nga rakia e vjetër apovera franceze, teksa kqyrin rakinë e re që lëshon pikë-pikë prej kazanit. Tëmbledhur në kopështin e kullës pas ca ngërqesh ia nisim bisedës. Ka prej tyre qëdëshirojnë të bëhen pak më intelektualë, sepse janë në derën e shkrimtarit dhepolitikanit, të tjerë që më çakërqejf cysin bujarin të tregojë ngjarje, qoftëdhe qesharake, nga Parisi, Brukseli, Tirana, për njerëz të gjallë a të vdekur,gra të bukura, burra kryeneçë. Por, biseda nuk i shpëton kurthit të politikësdhe merakut të librave.

Tash, dikush është ngrohur nga rakija e vjetër dhepyet copë:

  • Besnik, kur do e bësh romanin? Kemi kaqkohë që presim…

Duket sikur i japim urdhër. Ai duhet ta bëjë romanin. Na e ka premtuar. Kur shkoi teMuç Nano, në studio, tha që do të merret me letërsi, e la politikën. Qysh atëherëtakohemi kohë e pa kohë. Pimë kafe, puqemi për drekë, por unë nuk ja përmendkurrë romanin, pasi kam hall mos e vë në hall. Veç rrallë ai thotë se poshkruan. Pasi ndahemi nxitoj t’u tregoj të gjithëve se isha me Besnik Mustafaj.U them edhe se po shkruan, por nuk e zgjas shumë, se ndonjë gjë të madhe nukdi. Kanë shkuar kaq vjet dhe rituali përsëritet, rakija piqet në pranverë,dikush pyet për romanin, ai hap qesen e duhanit dhe ndërron bisedë. A thua ivdiq pena?

Ishim duke ndjenjurpara një gote vere dhe nuk priti t’i shfaqja edukatën time të theksueme, por mëtha thjesht:

  • A ke nge të lexosh? Po të nis do boca.

Më propozoi një marrëveshje për mua të vështirë.Gjatë leximit, duhet të mbaja shënime në anë të faqeve t’i rrëfeja se ku ekishte zgjatur, ku e kishte mirë dhe ku e kishte keq. Me një fjalë, kërkonteprej meje një lloj redaktimi. Bëra rezistencë, i shpjegova që nuk kam qenë kurrëredaktor. Më e shumta që kam bërë kam shkurtuar apo shtuar ndonjë shkrim, kurpunoja në gazetë. Nuk është se ma vari në këtë pikë, thjesht të nesërmen nisibocat. Ju futa punës me një zell studentor. Mbaja shënime, bëja vërjetje. Dojat’i tregoja shkrimtarit që po e shihja librin me laps në dorë. Por, shpejtkuptova që nuk po e lexoja. Ndaj thashë me vete: “Më marrtë të keqen edukata,kam kaq vjet që nuk lexoj një roman të Besnik Mustfaj, ndaj në fund po i lutemFred Lelës të më botojë një shkrim”. Ja ku jemi, unë që kam lexuar librin dheju që uroj ta merrni sa më shumë nesër në Panair gjatë paraqitjes.

“Autoportret me teleskop” sipas mendimit tim modest ështënjë gur qosheje në letërsinë shqiptare. Pas pesë vjetësh punë vjen një roman iri, i cili përmbledh gjithçka i duhet një lexuesi të mirë. Romani është një përzierjetejet mjeshtërore e kohëve të ndryshme. Gjeni atje Bajram Currin e viteve tëkuqe, ministrin e rrasur në morsën e kostumit zyrtar, shkrimtarin që i shpëtonmrekullisht si një rrëshkitës i sprovuar caqeve të kohës, ligjeve të letërsisë,rregullave që ai vetë i ka ngritur me aq dëshirë në librat paraardhës. Libri ështëe shkruar herë në vetën e tretë, herë në vetë të parë dhe ka kapërcime kohoretejet të këndshme. Pa dyshim është vepër e vërtetë, ka shumë elementautobiografikë, por në të njëjtën kohë është “fiction”. Do të gjeni në faqet elibrit shqiptarët e të gjitha kohëve, por dhe të huajt që çmitizohen si lëkurabananesh. Ky është një libër që rrëfen Shqipërinë dhe banorët e saj, mitomanët,mistikët, besimtarët, malësorët, mendjengushtët, sqimatarët, mediokrët, gratë,vajzat, nënat, burrat e zakonit, spiunët, të marrët, mërgimtarët, politikanët,shkrimtarët, komunistët, por edhe lexuesit. Si e gjithë letërsia e BesnikMustafaj, shkrimtari i jep vetes kohë apo faqe të tëra të meditojë, të rreket tëgjejë thelbin, të përshkrojë deri në detaje natyrën njerëzore, ndaj lexuesi përthithetnë një botë dilemash, dyshimesh, frike, por edhe gazmendi të pashoqe. Ka vetëmnjë defekt, lexuesi nuk mund të jetë i përciptë gjatë shfletimit, sepse i humbfilli, pasi dhe autori nuk është asnjëherë i rëndomtë.

Unë e di që romani është joshës edhe në një tjetër këndvështrim.Unë vetë e thashë që ka elementë autobiografikë dhe një vepër e tillë rrezikontë botohet copa-copa nga të përditshmet. Ka do faqe, ku personazhet janë të vërtetëdhe ngjarjet e përshkruara mund të kenë ndodhur me gjithë mend. Por, botimi mellokma mund ta shtyj lexuesin në rrugë të rrejshme. Gjithsesi, askush nga nenuk mund ta ndalojë një gjë të këtillë, ndaj thjesht uroj që lexuesi mos tëndikohet dhe ta lexojë librin një copet’ nga kryet deri në fund.

Në fillim të këtij shkrimi, u ndala tek pritja eromanit të Besnik Mustafaj. Kjo pritje ka ndikuar seriozisht në ngjizjen e kësajvepre. Thjesht, jam munduar ta krijoj në kokën time, mundimin e autorit për tazotëruar muzën që i zgjohej orë e pa orë. Sa herë duhet ta ketë nisur këtë libër,sa herë duhet ta ketë shkruar, sa herë duhet të ketë grisur fillime apo vazhdime,pjesë të tëra që digjen në shporretin e studios në kullë. Shkrimtari që luftonpër të dalë në stere. E ka braktisur vetë anijen lapangjoze të letërsisë dhe kahipur në jahtin luksoz të politikës. Aty ku merren vendime, ku njeriut i kënaqetegoja, sepse loja është gjith’ adrenalinë. Për mote e mote të tëra, qysh nga viti1997, ai është politikani Besnik Mustafaj. Hyn e del në garat e lojës, këshillon,vepron, është në aksion, takon njerëz të mëdhenj e të veckël. E nis ditën me njërrjepacak të skamur që kërkon një vend pune në shkëmbim të besnikërisë politikedhe e mbyll para një shishe “Bordo” duke shkëmbyer zëulët mendime me një burrështeti. Si i tillë Besnik Mustafaj bredh në kryeqytetet e Europës në “firstclass”, vishet me sqimë, nga pas i vjen një shpurë me njerëz që e ndihmojnë tëjapë më të mirën në shërbim të interesave të Kombit dhe atdheut. Si i tillë, aivetë i jep një dorë kryetarit të qeverisë, shtron teza, këshillon, kritikonpranë njeriut që e njeh me dhëmbë e dhëmballë. Dhe çdo gjë do të shkonte vaj,sikur ajo Ora e shkrimtarit mos të zgjohej kohë e pa kohë. Sa vjet do të jetë përpjekurta lërë jahtin luksoz, ndërkohë që dhe anija lapangjoze është tretur nëhorizont? Në një kohë të çartun, teksa deti është fryrë e pështyn tallaze, kurseshefi i qeverisë bën pushimin e drekës, ai hidhet në një barkë shpëtimi dhemerr rrugën për në tokë. Pesë vjet i është dashur të vozisë pa busull, padirek, i mbytur nga dyshimet që brrejnë dhe gurin, jo më robin. A ia vlente? Pse mos të duronte dhe cazë në kuvertën epolitikës? Aty ku ngrihen kulisat, por dhe gjerbet shampanjë mehaviar. Në këtë botë plot rrjete sociale, media, fast food dhe turravrap, kushja ka durimin të nisë të lexojë një libër, aq më tepër me shumë faqe?

Shumë do ja kenë, sepse vetë personazhi kryesorBesnik Mustafaj nuk fshihet pas gishtit, i rrëfen të gjitha, qysh kur ishtedjalosh i ri prej Tropoje, deri tek ministri që rehatohet në holletmarramendëse në Monako apo Bruksel. Bashkë me të rrugëtojnë ca figura tëçuditshme dhe të pakrahsueshme. Do të njihni mërgimtarin që shpik para prejmiteve mesjetare, romancierë të vetmuar të provincës që bëhen pjesë ekonsipiracioneve ndërkombëtare, marrokë që pataksin me naivitetin e tyre, gra tëbukura, vrushtullimet e dashurisë, shkrimtarë të mëdhenj që vihen në lojë,burra shteti që pranojnë të luajnë role rastësore në libër.

Unë nuk jam kritik dhe nuk është se më ndjell kjozeje, por do të më pëlqente të isha të paktën veç për këtë shkrim, pasi e kishame merak të madh të shpjegoja sa më mirë, arsyen përse duhet lexuar kjo vepër, icili sipas meje është një visar për gjithkënd që ka një raft librash te shtëpia.

Do duhen dhe ca muaj që Besnik Mustafaj të pjekërakinë në kullën e malit. Kemi me qenë plot atje, shumë prej nesh ka me e lexu’librin, ndonjë tjetër ka për të bërë sikur. Dilema është se cili do ta pyesë: “A nise ta shkruashlibrin e ri?”.

Burimi/Facebook