Nebil Cika – Kerkojme vetëm vëmendjen që meritojmë !

0
95

Ne shume raste kur ne kërkojmë nga PD te përshijë ne programin e saje plotësimin e te drejtave dhe interesave të te përndjekurve politike antikomuniste disa nga ne , ose te painformuar ose provokatore reagojnë negativisht ne komentet e tyre ne rrjetet sociale ,
Dua te sqaroj se qëllimi ynë nuk është te dëmtojmë PD por ta ndihmojmë atë te marre gjithë mbështetjen e mundshme te të përndjekurve politike antikomuniste dhe njerëzve tanë ne zgjedhjet e 25 prillit . Ne jemi themeli i saje, arsyeja a e krijimit dhe faktori kryesor ekzistencës se saje .
Por kjo nuk mund te realizohet ne se PD nuk do te ketë vëmendjen duhur ndaj shtresës sonë qe është edhe baza politike e elektorale e PD-se.
Ne kemi marre premtime ne mënyrë informate qe do te kemi vëmendjen e duhur nga PD por nga publikimi i programit dhe retorika politike e drejtuesve të sajë ,deri tani ,nuk kemi parë e dëgjuar gjë konkrete.
Ne kërkojmë qe ne programin politik e elektoral te PD te trajtohen problemet tona te pa zgjidhura si ;
1-Gjetja e eshtrave të të zhdukurve nga diktatura komuniste .
Dekomunistizimi i vendit, spastrimi i administrate shtetërore nga autore te krimeve te komunizmit .
Ndryshimin e ligjit për statusin e te përndjekurve politike pasi ne ligjin aktual mijëra te pushkatuar, te burgosur e te internuar nuk e përfitojnë për shkak te pengesave te ligjit dhe akteve normative te qeverise aktuale..
Dëmshpërblimin e te përndjekurve politike zbatimi i te cilit i cili zvarritet që nga viti 2009.
Zbatimi i ligjit për pensionet e te burgosurve politike qe kane bere pune te detyruarën burgjet minierë .
Përfaqësimi politik i të përndjekurve ne zgjedhje me kandidatura qe vijnë nga shtresa jonë etje,
Kthimi dhe kompensimi i drejte i pronave pasi shtresa jone janë ne 90 % edhe pronare legjitime .
Kur ne i kërkojmë PD-se te vëmendje te cilësuar për ne kemi parasysh të gjithë te përndjekurit politike antikomuniste te Shqipërisë rreth 35% te popullsisë qe janë shume me shume se sa ta qe e kane mundësinë te bëjnë karrierë politike apo te jene pjese e qeverisjes së PD.
Sqarojmë PD dhe krejt opinionin publik se e vetmja shoqatë aktive e legjitime e rreshtuar historikisht ne krahun e sajë jemi ne : “Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë “ . Çdo përpjekje për te fragmentuar te përndjekurit politike antikomuniste duke faktorizuar shoqata fantazma qe nuk kane lidhje me është ne dem të sajë pasi te përndjekurit kane zgjedhur vete përfaqësuesit e tyre.
Kërkojmë nga z. Basha një marrëdhënie me te përndjekurit politikë antikomuniste jo me bashkimet profesionale te Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtoret e Sigurimit te Shtetit qe bredhin rrugëve me nga një vulë ne çorape duke pretenduar se janë përfaqësues te te përndjekurve politike.
Besoj se z. Basha dhe PD e kanë informacionin dhe vullnetin e duhur politik te orientohet drejte e me efikasitet politik e elektoral ne marrëdhëniet me ne duke korrigjuar gabimet e te shkuarës. Per te realizuar kete PD duhet,se pari ,te na degjoje dhe vecanerisht te na mirkuptoje !

Burimi/Facebook