Nelson Mandela tregon :

0
79

“Pasi u bëra president, i kërkova shoqëruesit tim të shkonim në një restorant për drekë. U ulëm dhe secili prej nesh porositi atë që donte.
Në nje tryezë përpara nesh ishte ulur një burrë që priste ti shërbenin. Kur i shërbyen, i thashë njërit prej shoqeruesve të mi: shko kërkoji atij zotërisë të bashkohet me ne. Shoqeruesi shkoi dhe i dërgoi ftesën time. Burri u ngrit, mori pjatën e tij dhe u ul pranë meje.
Ndërsa hante duart i dridheshin vazhdimisht dhe ai nuk e hiqte kokën nga ushqimi. Kur mbaruam, ai më përshëndeti pa më parë, unë i dhashë dorën dhe ai u largua.
Shoqeruesi më tha:
Zoti Presedent, ai njeri duhet të ketë qenë shumë i sëmurë, pasi duart e tij nuk pushuan së dridhuri ndërsa hante.
Absolutisht jo, i thash! arsyeja e dridhjes së tij është një tjetër gjë.
Dhe i tregova shoqëruesit arsyen pse ai dridhej:
Ai njeri ishte drejtuesi i burgut ku unë isha i burgosur. Një rast pasi më torturoi, unë bërtita dhe qava duke kërkuar, mëshirë dhe pak ujë dhe ai erdhi më poshtëroi me keq, më perqeshi dhe në vend që të më jepte ujë, ai urinoi në kokën time.
Ai nuk është i sëmurë, ai kishte frikë se unë, tani president i Afrikës së Jugut, do ta dërgoja në burg dhe do t’i bëja atë që më bëri ai mua. Por unë nuk jam i tillë, kjo sjellje nuk është pjesë e karakterit tim, as e etikës sime.
Mendjet që kërkojnë hakmarrje shkatërrojnë shtetet, ndërsa ata që kërkojnë pajtim ndërtojnë kombe. Ndërsa dilja nga dera e burgut ne liri, e dija që nëse nuk do ta kisha lënë gjithë zemërimin, urrejtjen dhe pakënaqësinë time të burgosur në ate vend ku kisha qëndruar. Unë kurr nuk do të isha i lirë “.

  • Nelson Mandela.