NENA

0
82

Kur një nënë thotë qe është e lodhur, kjo është vetëm e vërteta, është e lodhur dhe vetëm kaq.
Nuk po thotë qe do ta braktisë fëmijën e saj dhe do te harrojë qe ai ose ajo ekziston.
Kur një nënë thotë qe do pak kohe për vete, kjo është vetëm e vërteta, do vetem pak kohe për vete dhe vetëm kaq.
Nuk po thotë qe është penduar qe u be nënë dhe se memesia është gabimi me i madh qe ka bërë ne jete.
Kur një nënë thotë se ka nevojë për ndihmë për ti bërë gjerat, do te thote vetëm ate qe tha.
Nuk po thote qe është e paaftë.
Kur një nënë përgatit një pjatë të gatshëm për darke, nuk do te thotë se ajo tërë javën u jep fëmijëve vetëm ushqime të blera dhe fëmijët e saj nuk hane ushqime te shëndetshme.
Kur hyni në shtëpinë e një nënë dhe e gjeni rrëmujë nuk do te thotë se të gjitha ditët e mbanë shtëpinë rrëmujë.
Kur një nënë thotë se do te dalë me miqësitë e saj, kjo është gjithçka qe donte të thoshte. Nuk po thote qe do te kthehet “Single / pa femije” dhe pa asnjë përgjegjësi.
Kur një nënë thotë se është e shqetësuar dhe e frikësuar, kjo është gjithçka qe donte te thoshte.
Nuk po thotë qe ka depresion dhe është një frikacake.
Kur dëgjon një nënë te uleras, kjo nuk do te thotë qe rri gjithë jetën duke uleritur, ka shumë mundësi qe ajo ka folur mbi 300 herë me ze normal dhe te qetë, por askush nuk ia ka vënë veshin.
Kur ke pare një nënë ne kulmin e nervave, tjetër kufijtë e çmendurisë, kjo nuk do te thotë se çdo ditë ajo është ne të njëjtën gjëndje .
Ka ndodhur diçka, qe ne nuk e dime, një gjëndje qe duhet ta marrim me mend.
Mos shpif gënjeshtra për te gjykuar dikë, aq me teper një grua, e cila çdo ditë, ne çdo çast, heq dore nga jeta e saj, për te jetuar jetën e një qënieje tjetër njerëzore, e cila e di mire që është shumë me e rëndësishme, sesa ajo vete.
Në botë nuk ekziston asnjë qënie tjetër njerëzore e afte që të dorëzohet dhe të dhurojë kaq shumë, sa mund te beje një nënë!
Nënat meritojne me shume mirëkuptim dhe me pak vënie në prova.
(Charity Bet)

Burimi/Facebook/ Anila Kallesha