Nesër rikthehet fuqishëm në Kosovë legjitimiteti demokratik

0
79

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nesër mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë , gjë e cila do të mundësojë rikthimin fuqishëm të legjitimitetit demokratik , legjitimitet i cili u rrëzua nga një grusht parlamentar shteti në Mars të vitit 2020, e që jo vetëm kaq por që madje edhe akoma dyfish më keq , pasi ky grusht parlamentar instaloi edhe një qeverisje antiligjore, me vota të trafikuara dhe të asaj të deputetit i cili ishte ndëshkuar penalisht. Verdikti popullor, votuesit në Kosovë nesër do ta marrin demokracinë në dorë të tyre, duke ndëshkuar ashpër uzurpatorët dhe politikën e vjetër të Kosovës të cilët kanë marrë peng shtetin , shoqërovë, ligjin , drejtësinë e gjithcka tjetër me lloj-lloj mjetesh, aventurash , tradhtirash, korrupsionesh, hajnish, pazaresh e intrigash.

Aventura antidemokratike e elitës së vjetër e cila rrëzoi qeverinë legjitime KURTI të dalë nga zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, nesër me 14 Shkurt 2021 këta aventurierë poitikë do të ndëshkohen ashpër nga vota popullore, dhe legjitimiteti, pushteti e qverisja KURTI do të rikthehet akoma me besueshëm dhe më fuqishëm në pushtet.

Nesër Kosovës dhe popullit të saj i kthehet demokracia, Republika, ligji dhe shteti të cilat janë kapur nga elita apo establishment i dështuar i politikës së vjetër.