Nga Agim Xhafka: Një mësim nga Amerika për Berishën…

0
89

Këto ditë kur zien debati do hyjë a s’do hyjë Sali Berisha në Parlament, më erdhi ndër mend një foto nga Amerika e shekullit të shkuar. Me siguri e keni parë se është shumë sinjifikative dhe emocionuese. Tregon një vajzë të vogël zezake, ndoshta 6-7 vjeç rrethuar nga ushtarë të Gardës Republikane që po e çonin në shkollë. Sapo ishte miratuar ligji i lejimit të shkollimit të njerëzve me ngjyrë bashkë me të bardhët.

Një ligj që u votua me përplasje e trysni, por që solli barazi në arsimim. Shoqëria amerikane e atyre viteve e priti me indinjatë. U shantazhuan fëmijët zezakë, prindërit e tyre. U rrahën plot nga ky komunitet e kur dukej se ligji do përdhosej, nuk do gjente zbatim, erdhi urdhri i presidentit, fëmijët me ngjyrë në shkollë të shoqëroheshin nga ushtria. Dhe kështu ndodhi. Ajo ditë e fiksuar në atë foto i bëri me dije gjithë popullatës amerikane se pavarësisht ngjyrës, janë të barabartë. Do mësojnë në të njëjtat shkolla, klasa, e do kenë të njëjtët mësues.

Po pse lfuta ndaj Berishës sot më sjell ndër mend këtë foto, këtë ngjarje? Se ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit tim po trajtohet si një njeri me ‘ngjyrë’ i atyre viteve, si i damkosur dhe i përlyer me korrupsion. Këtyre akuzave nuk u rri përgjegjës askush. Jo vetëm nga organet e drejtësisë, por edhe matanë oqeanit nuk sillet prova që vetë personi mezi e pret. Dalin ekraneve birbo e dallaveraxhinj, servilë e borderoistë të qeverisë që kërkojnë përjashtimin nga parlamenti.

Po mbi ç’ligj? Mbi ç’fakt?

Tamam si ajo vajza zezake që u krëcënua të mos ulet në të njëjtën shkollë me të bardhët. Që ndodhi një shekull më parë e që ndodhi pikërisht në Amerikë. Ne e kemi të shkruar qartë në Kushtetutë. Çdo person që nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë nga gjykata quhet i pafajshëm. Sali Berisha jo vendim, por nuk ka akuzë. Pra është i pafajshëm sipas ligjeve tona. Ndaj në vend që të dëgjojmë lehje të rrijë a të mos rrijë në Kuvend, më datën 10 shtator ne qytetarët, ashtu si ushtarët ata e Gardës Amerikane, ta shoqërojmë zotin Berisha deri te hyrja e Parlamentit.

T’i urojmë atij punë të mbarë e më pas të ikim në punët tona. Ligji kështu na mëson. Të tjerat janë politikë me goditje poshtë brezit.

Burimi/zjarr.tv/