Nga ILIR ÇUMANI – FOTOJA ME MARK ZUCKERBERG, NUK E SHPËTON DOT KRYEMINISTRIN NË IKJE….

0
75

Ja se ku mbërrin fantazia dhe çartisja e një despoti autokrat, fobia i liderit nepotik që drejton Shqipërinë dhe menaxhon financat publike të vendit më të varfër në Evropë përmes PPP – ve….(!!!) Njeriu që ka 7 vjet që drejton virtualisht Shqipërinë përmes Facebook – ut, Twitter, ERTV – së dhe shumë prej mediave të blera, etj, duke aplikuar metoda represive e tiranie me politika shtrënguese kundër një populli të tërë, ai që ka kapur të gjitha pushtetet dhe guxon në mënyrë të njëanshme të prek edhe Kushtetutën e vendit, Ligjin Themeltar të Shtetit, për egon dhe ambiciet e tij personale e të sëmura, me synim mbajtjen sa më gjatë të pushtetit korruptiv dhe të pamerituar përmes votave të blera dhe të grabitura, gjen kohën të ndjek pas dhe të takoj administratorin, themeluesin kryesor të Facebook MARK ZURCKERBERG për arsyet dhe hallin që ka dhe që vetëm ai i di… Besoj se hall më të madh nuk mund të ketë një kryeministër autokrat e nepotik, me simptoma e sjellje të qarta prej diktatori, sa kjo që po më shohin sytë në këtë foto….Gjithashtu, besoj se asnjë udhëheqës i botës demokratike, as KIM JONG-un nuk do ta bëntë këtë që bën Kryeministri shqiptar, për të vetmen arsye se ata nuk kanë asnjë hall dhe asnjë lidhje me Korporatën më të madhe të komunikimit social, këtë hapësirë më popullore të Fjalës së Lirë dhe nuk ndjejnë se “…u djeg miza nën kësulë…”, siç thotë një fjalë e urtë popullore këtu tek ne. Kryeministri Edi Rama, pasi nxorri ligjin represiv e famëkeq kundër Fjalës së Lirë, pasi vuri në dorë pjesën më të madhe të medias në vend dhe kapi të gjitha pushtetet e pavarura e mbylli Gjykatën Kushtetuese, pasi po përdorë të gjitha metodat antidemokratike për të cënuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën e vendit, tani po bën përpjekjen e tij dëshpëruese; tenton me krahëmarrje të “censuroj” mendimin dhe fjalën e lirë të qytetarëve të zakonshëm, të votuesve shqiptarë, si atyre të djathtë e të majtë, edhe atyre me parti e pa parti, të cilët kanë kohë që në rrjetin social në FB me mendimet e tyre i kanë treguar Kryeministrit se nuk është ai njeriu i duhur që i duhet Shqipërisë… Përpjekja dhe shqetësimi i kryeministrit për të takuar administratorin e FB, Mark Zurckerberg në këtë valë globale pandemie, kur vendi është goditur edhe nga tërmeti që shkaktoi aq shumë dëme, është një gjest dëshpërues i tij, ngase prej kohësh ai jeton me panikun e humbjes së pushtetit. Ai e ka ndjerë se është në kuotat më të ulëta të besimit popullor dhe i braktisur tashmë si nga të tijët, ashtu edhe nga mbështetësit e dikurshëm të tij, nga elektorati i majtë, dhe për këtë arsye, e gjitha kjo odise ngjason me fjalën tjetër të urtë të popullit tonë, që: “…. Shqipëria digjet, ndërsa kryeministri Rama krihet në pasqyrën e pushtetit të tij virtual….”

Burimi/ Facebook / Ilir Çumani