Nga Keze Kozeta Zylo – Të ikësh…

0
98

Nuk ështe e thënë te ikësh vetëm kur vdes,
të të veshin këpucët e vdekjes në përcjellje,
të ikësh do të thotë dhe kur të lenë në harresë,
që të shkelin pa mëshirë si gjethe vjeshte.

Të ikurit e gjallë lanë pas klithma honesh,
që mund t’i përpinin në ferr përfare,
se ja përshembull sa mijëra emigrantë,
ikën nga skamja dhe politikat barbare?…

Skamja është njera anë e medaljes,
se ana tjetër është frika dhe tmerri,
por të pabesët i trëmben përballjes,
se te qajne ditën dhe natën të therrin…

Mund të organizosh “show” të radhës,
me ish lypsarë, që janë gdhirë parellinj,
të tërheqësh nga vetja me anë të kërrabës,
servilët, dallkaukët dhe qejfllinjtë…

E ëmbël mjaltë është dhe llotoja amerikane,
mijëra shqiptarë ikin si në eksodet biblike,
sa shumë po zbrazet, toka jonë ILIRIANE,
dhe kjo në bazë të të dhënave aritmetike…

Në se ndonjë politikan do të njihte ikjen,
me siguri s’do të ndodhte kaq egërsisht,
me kode të fshehta na kanë dhënë fikjen,
dhe kontratën e vdekjes po aq, natyrisht…

Do të desha të mos kishja fare bashkatdhetarë,
Qe të bashkoheshin me mua në këtë dhimbje,
Do të desha të ishja vetëm me Zotin si në përrallë,
Dhe t’i lutesha për të kuruar këtë sëmundje kronike…

Se plaga e ndarjes që kurrë s’po kurohet,
në tumore malinj mjerisht është kthyer,
fëmijë dhe prindër që kurrë s’takohen
më mbledhin një lëmsh grykës mbërthyer.

Janë momente në kapërcyell vitesh,
ku njerëzia mblidhet dhe vitet urojnë,
vec emigrantët përplasen si valë brigjesh,
me shami të qullta që lot malli kullojnë.

E mbrapshtë politika e vendin tim,
e paturpshme, nudo gjer në pështirosje,
ndaj dhe ikin, ikin qoftë dhe si vegim,
se të ikësh nuk do të thotë vetëm varrosje…

Fund dhjetori…
Manhattan

Burimi/Facebook